Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Nuk i harrojmë sakrificat tuaja”/ Yuri Kim: Shqipëria ka mbështetur gjithnjë SHBA, do të punojmë krah për krah!

Nisi sot, nga Porti i Durrësit, stërvitja ‘Defender Europe 21’ më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, në fjalën e saj të rastit në ceremoninë e nisjes së stërvitjes ‘Defender Europe 21’ falënderoi autoritetet shqiptare për mikpritjen që kanë treguar ndaj ushtrisë amerikane.

Kim tha se Shqipëria e ka treguar gjithnjë mikpritjen, gatishmërinë dhe mirënjohjen. Në mbyllje, ambasadorja foli shqip dhe tha se “Do të punojmë krah për krah”.

“Roli i Shqipërisë në aleancë vetëm rritet. Stërvitja aftëson që Shqipëria të presë forcat ushtarake. Përgëzojmë Shqipërinë për mbështetjen. Nuk keni hezituar kurrë të ofroni trupat dhe aleatët tuaj. Na e keni treguar gjithnjë potencialin tuaj. Jemi mirënjohës për mikpritjen tuaj. Kjo stërvitje në Shqipëri është historike, por ky operacion zhvillohet sot në Portin e Durrësit. Kjo tregon aftësinë e SHBA për të dërguar trupa ushtarake në vendin ku duhet dhe në kohën e duhur. Disa muaj më parë isha për vizitë në këtë port dhe s’kishte shenja që do të niste një stërvitje e këtyre përmasave. Kjo është një stërvitje historike, fillimi i gjërave më të mëdha që do të vijnë”, tha Kim.

Në mbyllje, ambasadorja foli shqip dhe tha se “Do të punojmë krah për krah”.

Postime të ngjashme

Drejtuesi i një automjeti humb kontrollin dhe më pas përplas disa makina në Durrës

N E

Agjencia e njohur e lajmeve nga Brukseli, EurActiv: Edi Rama serish në parlamet futi persona me precedent penal

N E

Adelheid Woelfl: BE nuk ka plan të ndajë nisjen e negociatave për Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut

N E

Një vrasje tjetër është regjistruar këtë të martë në qytetin e Elbasanit

N E

Komiteti Mysliman i Shqipërisë ka ardhur me njoftim zyrtar për festën e Fitër Bajramit

N E

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranon kërkesa ankimore të PD, LSI dhe VV

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...