“Nuk isha mirë emocionalisht dhe psikologjikisht”, Oriola Marashi tregon si u përzgjodh për modele nga “Guess”

Modelja nga Shqipëria, Oriola Marashi, prej pak vitesh është bërë pjesë e markës së famshme “Guess”.

 

Ajo deri më tani ka marrë pjesë në sfilatat më të rëndësishme të këtij brendi, por sot ka zbuluar se si arriti të nënshkruante një kontratë me të.

Lidhur me këtë, njëri nga ndjekësit është interesuar dhe e ka pyetur se si është bërë pjesë e familjes së “Guess”.

Oriola Marashi (Foto: Instagram)

“Si u bëre pjesë e familjes së ‘Guess’?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës.

“Shumë pyetje të tilla. Paul Marciano drejtuesi i ‘Guess’ më zbuloi mua në 18 mars 2019! Dhe atë ditë ishte ditëlindja ime. Unë kisha rezervuar të shkoja në Lugano një muaj më vonë dhe që atëherë kam punuar thuajse çdo muaj”.

“Kur shkova tek Guess, nuk isha mirë emocionalisht dhe psikologjikisht dhe ata sërish më mbështetën dhe më ndihmuan të ecja përpara dhe të jem këtu ku jam tani duke bërë atë që dua për veten, për familjen time, për njerëzit që dua dhe më mbështesin”, është shprehur Marashi.

Përveç “Guess”, Oriola ka bashkëpunuar edhe me shumë brende të tjera të njohura. 

Related posts

Genta Ismajli shtatzanë? Këngëtarja shuan dyshimet: Kilogramët e tepërt erdhën si pasojë e…

D V

Edhe pse bashkëpunuan në klip, Capital T dhe Nevina Shtylla nuk janë në një lidhje dashurie

D V

Baby G tregon të pasmet e formësuara në xhinset e ngushta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More