Nuk janë mbyllur dyert e komunës së Vrapçishtit, ishte simbolike, administrata është në punë

nga Xh M

Shkup, 10 nëntor – Pasi gjatë ditës deklaroi se komuna e Vrapçishtit është mbyllur dhe se çelësat i ka kryeministri, ish-kryetari Isen Shabani në “Debat21” tha se kjo ishte simbolike dhe se janë nxjerrë nga konteksti, përcjell TV21. Shabani tha se shprehja me çelësat kishte të bëjë me atë se çfarë do të ndërmarrë Qeveria.

Shabani tutje bëri të ditur se në komuna administrata ka punuar, vetëm ai jo, që siç tha, i ka përfunduar mandati katërvjeçar i kryetarit.

“Nuk janë mbyllur dyert e komunës, ajo ka qenë vetëm simbolike. Ose jemi nxjerrë nga konteksti, me atë që thash edhe çelësi. Nuk mundet dikush që pretendon të vijë, i besuari i Qeverisë, të drejtohet te unë dhe të kërkojë çelësat e komunës. Çelësi nënkuptonte ajo që do të ndërmarrë Qeveria, ku vet kryeministri paralajmëronte se pret nga KSHZ për mosarritjen e censusit dhe punën e Vrapçishtit dhe në afat 15 ditësh të emërojë ushtrues detyre”, tha Shabani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More