Shkup, 8 mars – Zhurnal.mk – Tani për tani nuk planifikohen masa shtesë për përballjen me përhapjen e Kovid-19 sa i përket punës së objekteve hotelierike dhe grupimeve gjatë ditës në hapësira publike, në parqe dhe në kënde lojërash. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një deklaratë për mediat tha se për punën e objekteve hotelierike ka protokolle të cilat duhet të zbatohen, si dhe kufizime për grupimet në hapësirat publike. Ai e transmetoi thirrjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për inspektorët që t’i intensifikojnë kontrollorët për respektimin e masave.
“Për momentin jo, ka mundësi që edhe kjo të ndodhë. Për objektet hotelierike ka protokolle dhe gjithçka që nevojitet është që të respektohen. Inspektoratet munden edhe Komisioni për Sëmundje Infektive bëri thirrje, janë të vetëdijshëm se janë në terren dhe nën presion, por sa mundet ajo punë të intensifikohet në kuptim të kontrollit dhe vlerësimit se a respektohen rekomandimet ose jo”, tha Filipçe.
Sipas tij, objektet hotelierike me protokolle, që janë të mjaftueshme, dhe në bazë të parimeve standarde që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
Për grupimet në kënde lojërash dhe hapësira publike, ministri i Shëndetësisë tha se gjithashtu nuk ka masa të reja, por potencoi se të gjitha inspektoratet tani kanë ingerenca të rritura dhe se me punë intensive të gjitha ato protokolle mund të kontrollohen.
Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse propozoi që nga e mërkura në vend të ketë orë policore prej orës 22 deri në orën 5 që të parandalohet përhapja e valës së re të Kovid-19. Përveç kësaj deri më tani masa të tjera, si fundjava karantinë dhe restrikcione të tjera nuk janë paraparë. Numrat e të infektuarve me Kovid-19 po rriten në Shkup, Kumanovë, Prilep