Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Nuk ka dasma nëpër restorante për aq sa zgjatë kriza shëndetësore

Shkup, 8 prill – Zhurnal – Restorantet nuk do të lejohën të organizojnë dasma për aq sa zgjatë kriza shëndetësore, tha të enjten zv/kryeministri çër {ështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Në një prononcim për mediat, ai tha se nuk mund të bëjnë lëshime duke u mundësuar restoranteve të punojnë nga që një numër i vogël i tyre janë kategorizuar në ministrinë e Ekonomisë, prandaj do të duhen ndryshime që të hynë në sistem, të kategorizohen dhe të veprohet në mënyrë adekuate me to, në programet e rregullta të ministrisë së Ekonomisë.

Ai theksoi se për të gjitha objektet hotelierike të cilat janë të mbyllura në këtë periudhë me vendim të qeverisë do të vijojë mbështetje ekonomike dhe shtoi se qeveria në disa raste zbatoi masa gjithëpërfshirëse, në të cilat, siç tha, restorantet për dasma ishin një nga grupet që ishin target.

“Ata ishin një nga grupet tona të targetuara kur dhamë kredinë pa kamatë Kovid 1 I cili u ishte dedikuar vetëm punonjësve të sektorit hotielerik. Kovid 4 të cilin e paralajmëruam në pakon e pestë ekonomike njëjtë ka të bëjë me sektorin hotelierik në të cilin mund të aplikojnë restorantet për dasma, për çka kemi theksuar se krahas kredisë me zero për qind, do të ketë edhe mjete të pakthyeshme nëse punojnë pozitivisht deri në fund të vitit. Ne e kuptojmë se është e rëndë rikthimi në ekonomi, për çka do ti mbështesim me programe zhvillimore”, tha Bytyqi.

Postime të ngjashme

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

Komuna e Çairit shënon ditën e planetit Tokë

R Zh

Sllavjanka Petrovska: Apeloj te të gjithë qytetarët ta mbështesin procesin e vaksinimit

N E

Hoxha: Opozita nuk ka të drejtë të akuzon funksionarët, përderisa nuk jep llogari për (keq)menaxhimin e institucionit të Kulturës

R Zh

Analizë / RMV-të renditet i 30 në Evropë për nga numri i vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur me 120 vdekje në 100 mijë banorë

R Zh

Nga nesër do të vaksionohen deputetët në sallën Boris Trajkovski

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...