“Nuk ka dhe nuk duhet të ketë alternativë tjetër pos BE-së”

Shkup, 30 korrik – Nuk ka alternative për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por BE-ja për fat të keq e mban Republikën e Maqedonisë së Veriut pothuajse 17 vite si vend kandidat, pa e mundësuar me atë rast hapin e ardhshëm për rrugën punë drejt integrimeve. Në rrethana të tilla, atë e njohin edhe 26 vende anëtare, që publikisht dhe zëshëm flasin për meritat e vendit tonë për ta marrë konferencën e parë ndërqeveritare, theksoi kryeministri Zoran Zaev në përgjigje të pyetjeve të deputetëve në Kuvend.

 

Zaev theksoi se në raportin zyrtar nga BE-ja, njëqind për qind janë konfirmuar proceset që ishin obligim I Maqedonisë së Veriut për marrjen e datës për fillim të negociatave.

“Vendimi është sjellë, por konferenca e parë ndërqeveritare nuk është caktuar, sepse vetëm një anëtare e BE-së nuk jep pëlqim për fillimin e negociatave”, shtoi ai.

Kryeministri theksoi se shteti asnjëherë më shumë nuk është afirmuar në rrugën drejt BE-së, sa është në vitet e fundit.

“Vendi ynë është shembull për bashkëjetesë dhe kundërargument I të gjitha tezave negative për territore dhe kufij etnik edhe në Ballkan, por edhe më gjerë në kontinentin evropian. Vendi ynë është shembull se përmes dialogut dhe diplomacisë mund të zgjidhen çështjet më të rënda që mund të ishin zgjidhur shumë më përpara nëse me të vërtetë të gjithë jemi angazhuar për anëtarësim në BE dhe në NATO. Kjo Qeveri që e kryesoj unë, atë mirënjohje e ka nga e tërë bota demokratike dhe këtë duhet ta pranoni sepse është e dukshme”, theksoi Zaevi.

Lidhur me atë nëse “Ballkani i hapur” është alternative për BE, Zaevi theksoi se alternative për anëtarësim drejt BE-së nuk ka dhe nuk duhet të ketë.

“Përderisa presim që BE-ja të vendosë, nuk ka dilemë se punojmë dhe ndërtojmë miqësi, t’I hapim të gjitha pengesat dhe barrierat administrative, e tëra me qëllim përfundimtar të sjellim mirëqenie më të madhe të popullit tonë, të ekonomisë sonë, tregtisë, eksportit sepse kjo sjellë bruto prodhim vendor më të madh, standard ekonomik, vende të punës dhe ngjashëm”, sqaroi kryeministri.

Ai shtoi se me nismën për “Ballkan të hapur” në rast të katastrofave natyrore në dispozicion do të ketë tre here më shumë kapacitete për reagim kur duhet t’u ndihmohet qytetarëve, përkatësisht tani në dispozicion I kemi forcat serbe dhe shqiptare.

“Nënshkruam marrëveshje për njohje të lejeve të punës në mënyrë që të mundemi lirisht të punojmë ku do të vendosim, nënshkruam marrëveshje për lirim të plotë të qarkullimit të mallrave dhe udhëtarëve në vendkalimet tona kufitare”, thotë Zaev.

Për fund ai porositi se para katër viteve Maqedonia e veriut ishte në zënkë me Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë, Kosovën dhe Serbinë, që solli zhgënjim, ndërsa tani, siç theksoi kryeministri, ekziston bashkëpunim në rajon, ndërsa liderët ulen së bashku dhe flasin në frymë të njejtë për përfitimet e popullit.

Related posts

Stevo Pendarovski: Pavarësia është faza e fundit e projektit më të madh kombëtar!

N E

Zaev – Clark: Përpjekje për tërheqje të investimeve nga SHBA-të

Z H

Çmimi i bukës në disa nga furrat private shtrenjtohet për 5 denarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More