“Nuk ka dhuratë më të madhe se ta jetosh jetën me personin që e do”, Elita me dedikim të veçantë për Gjikon në trevjetorin e martesës

Çifti i njohur i estradës, Gjiko dhe Elita Rudi, sot (e martë) festojnë përvjetorin e tyre të martesës.

Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë rreth tri vjet më parë në një dasmë gjigante me shumë të ftuar VIP, të mbajtur në Prishtinë.

Sot pas dy vitesh martesë, Elita u kujdes ta përkujtonte datën e veçantë të çiftit përmes një postimi special në rrjetin social Instagram.

Ajo ndau me ndjekësit dy fotografi, një aktuale dhe një të realizuar nga dasma e tri viteve më parë, ku në mbishkrimin e tyre nuk munguan fjalët e ëmbla për përvjetorin e tyre të tretë.

“Nuk ka dhuratë më të madhe se ta jetosh jetën me personin që e do. Urime përvjetorin e martesës dashuri”, ka shkruar Rudi në Instagram.

Ndërkohë të shumta kanë qenë urimet që dyshja kanë pranuar nga ndjekësit e tyre të përbashkët, në hapësirën për komente.

Nga kjo martesë trevjeçare, fryt i dashurisë mes çiftit janë dy fëmijët e tyre: Zëri dhe Bota. 

Foto: Gjiko/Instagram

Related posts

Nga kurora e bukurisë tek dasma me vëllain e Bebe Rexhës, Dorina Papraniku rrëfen detaje

D V

“Momente nga Parisi”, Rita Ora e quan çmenduri performancën në Kullën Eiffel

D V

Fakte rreth disa fustaneve të dasmave mbretërore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More