Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Nuk ka kontratë që Ronaldo nuk mund të largohet nga fusha

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka mbrojtur vendimin e tij për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon në fitoren e së martës ndaj Interit, pavarësisht se ylli portugez shënoi dy gola dhe shfaqi pakënaqësi kur doli nga fusha, në minutën e 77-të. Trajneri bardhezi tha se ndjeu nevojën për ta pushuar yllin e ekipit të tij, i cili mbush 36 vjeç të premten:

“Është normale që në një ndeshje si kjo të doni të luani, për ta ndihmuar ekipin. Nuk ka asnjë klauzolë kontrate që thotë se Ronaldo nuk mund të zëvendësohet. Ai e di se është një lojtar themelor për ne, por ka nevojë edhe të marrë disi frymë, që të jetë gjithmonë në majë.

Ai e vërtetoi karakterin dhe forcën që ka me paraqitjen që bëri sonte, pas disa kritikash. Cristiano nuk mund të kishte bërë më mirë se kaq. Unë i thashë se duhej të pushonte, pasi kemi një ndeshje të rëndësishme të shtunën. Ai ka luajtur shumë ndeshje radhazi. Herë pas here, pak pushim është i mirë për të”.

Postime të ngjashme

Australianet vendosin rekord botëror në not

D V

“A mund të luajmë çdo javë?” – tifozët e Queens Park Rangers tallen me Unitedin

D V

Ronaldo, Dybala, Chiellin e Allegri – Nedved zbulon detajet

D V

Spalletti konfirmon se Koulibaly është në shitje, zbulohet edhe çmimi

D V

Eda Zeqiri garon sot në “Tokyo 2020”, ky është orari

D V

“A mund të luajmë çdo javë?” – tifozët e Queens Park Rangers tallen me Unitedin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...