Shkup, 7 prill – Zhurnal – Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tiranë përmes një shkrimi në Fejsbuk informoi se nuk ka kufizime për hyrje, dalje, transit ose qëndrim për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët udhëtojnë në Republikën e Shqipërisë ose kanë qëllim që ta shfrytëzojnë aeroportin në Tiranë.
“Shqipëria nuk ka kufizime në hyrje, dalje, tranzit ose qëndrim për shtetasit maqedonas në territorin e saj. I vetmi kufizim në Republikën e Shqipërisë është ndalimi i lëvizjes nga ora 20:00 deri në 06:00. Lëvizja në këtë periudhë bëhet me miratim paraprak qëndron në publikimin e Ambasadës.
Në mënyrë shtesë, jepen instruksione për ata të cilët e shfrytëzojnë aeroportin ndërkombëtar në Tiranë.
“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë se Veriut që shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për të udhëtuar në një vend të tretë, së pari duhet të plotësojnë kushtet për hyrje në atë shtet. Edhe pse Shqipëria nuk kërkon test negativ për COVID19 si provë, karantinë, etj, mirëpo nëse destinacioni përfundimtar ka kufizime atëherë autoritetet shqiptare kërkojnë që ato të plotësohen, përndryshe nuk do të lejohet vazhdimi i udhëtimit”, theksohet në publikimin, i cili është publikuar në gjuhën shqipe dhe maqedonase.
Faqja e Fejsbukut të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë (https://www.facebook.com/MKembassyALB/ filloi të funksionojë këto ditë, ndërsa këtë personalisht e publikoi ambasadori Danço Markovski