Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nuk ka masa shtesë për mbylljen e vendkalimeve kufitare

Shkup, 5 prill – Nuk kemi masa shtesë për mbylljen e vendkalimeve kufitare sepse është parë se infektimet po përhapen brenda vendit, theksoi sot kryeministri Zoran Zaev.

Realisht, theksoi, të gjitha vendet janë me kufizime të caktuara.

“Veçanërisht me mbylljen e objekteve hotelierike nuk ka kuptim për mbyllje shtesë të kufijve. Do të thotë nuk ka masë të tillë për mbylljen e vendkalimeve kufitare”, shtoi Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës për shtyp në Qeveri.

Për masën të cilën janë duke e shqyrtuar gjegjësisht kthimin solidar ndaj popullit serb për vaksinat të cilat na i dhanë si donacion, tha se kjo është diçka që është duke u zhvilluar si ide dhe do ta shqyrtojmë shtesë në takime të caktuara të institucioneve qeveritare, para së gjithash mendoj në Këshillin ekonomik, ndërsa më tej do të vijë Qeveria.

Sqaroi se po mendohet edhe për periudhën e verës, ndërsa ato janë muajt qershor, korrik dhe gusht kur priten qytetarët serbë të jenë turistë tanë në shtet, por edhe një pjesë e konsiderueshme kalojnë pranë ose përmes vendit tonë kur shkojnë në Greqi, Bullgari, Shqipëri në pushim. Kështu që, potencoi, 20 euro është shpenzimi i taksave për rrugë herë 35.000 qytetarë janë 700 000 euro.

“Por gjithsesi vlerësimet për transitimin e përgjithshëm të qytetarëve duhet t’i shohim në vitet kur ka pasur Kovid vitin e kaluar dhe në vitet kur nuk ka pasur, sa ka pasur gjithsej që t’i sjellim vendimet. Mekanizma ekzistojnë, ndërsa kjo është dhënie shtesë e taksës së rrugës për automjetet me targa të Serbisë dhe me pasaportën serbe të drejtuesit të automjetit. Me vetë taksën e rrugës i lirohet korsia e fundit në pikën pagesore të rrugëve hyrja e lirë të cilën e lexon vetë sistemi. Mekanizmat ekzistojnë, por kemi kohë akoma, prilli dhe maji janë para nesh për sjelljen e vendimeve të tilla, ndërsa Qeveria të ardhurat e humbura do t’i kompensojë në NP për Rrugë shtetërore nga vetë pikat pagesore për rrugë. Besoj se do të jetë diçka që më së paku mund ta bëjmë që t’ia kthejmë me të mirë popullit serb për vaksinat të cilat jo vetëm se erdhën në kohë kur kishim nevojë por edhe kushtojnë para, ndërsa i marrim si donacion”, shtoi Zaev.

Postime të ngjashme

Visar Ganiu: “Punë PO, gjumë JO”, pastruam dhe dezinfektuar çdo rrugë dhe rrugicë të Saravës

R Zh

Hasani : Vaksinat janë të sigurta, nuk ka dyshime

R Zh

BFI: Delegacioni i Ramazanit vizitoi Myftininë e Tetovës

R Zh

Nikollovski: VMRO-ja nuk është kundër ndryshimit të nenit 102, nëse ka mekanizma mbrojtës

R Zh

Mickovski për Filipçen: Nga një kirurg i shkëlqyeshëm, të përfundosh si një palaço i Zaevit është humbje e madhe

N E

Vilma Ruskovska: Në rastin e 27 prillit askush nuk është akuzuar për terrorizëm

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...