Agjencia Zhurnal.mk

Nuk ka më teste serologjike me çmim 200 euro

Kreu i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë se nga sot nuk ekziston më shërbimi me shumën prej 200 eurove sa i përket çmimeve për testet serologjike për COVID-19 në laboratorët privatë, njofton Insajderi.

“Vetëm katër teste janë lëshuar me 200 euro, dhe nuk ka hapësirë autoriteti për ndëshkim institucionin privat. Institucioni privat ka ndërprerë këtë shërbim”, theksoi Prestreshi në konferencën e mbajtur sot për media nga drejtues të AKK-së.

Pas shqetësimeve të ngritura nga ndërtimtarët për rritjen e çmimit të çimentos 20 përqind, nënkryetari i AKK-së, Ahmet Kransiqi tha se janë ende duke mbledh informata dhe së shpejti do të nxirret një vendim meritor për prodhuesin e çimentos.

Ndërsa, për sa i përket tenderëve të Ministrisë së Shëndetësisë në nënshkruar në pandemi, Fatime Haziri nga AKK ka thënë se Autoriteti ka monitoruar tenderët e nënshkruar gjatë pandemisë në MSH.

Autoriteti ka hetuar edhe sektorin e sigurimeve, për këtë Prestreshi tha se nga analizat e bëra, konstatohet se kemi të bëjmë me një treg të rregulluar, ku çmimet e produktit janë unifikuar , e që i bie se mungon presioni konkurrencës ndërmjet kompanive.

“Për këtë arsye, ne sërish bëjmë thirrje BQK-së si rregullator i këtij tregu që ta marrë parasysh rekomandimin tonë të vitit 2019, i cili nënvizon se unifikimi i çmimeve të Primit të TPL është në kundërshtim me parimet e konkurrencës në një treg të lirë”, tha Prestreshi. /Insajderi.com

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...