Agjencia Zhurnal.mk

“Nuk ka një datë për negociatat me Shqipërinë”, të gjithë të zhgënjyer në BE; ODIHR: Jemi të keqardhur

Bruksel, 3 qershor – Kriza e stërzgjatur politike në vend pritet që të ndikojë edhe në procesin e integrmit të Shqipërisë.

Bashkimi Europian është duke përgatitur dokumentet finale për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut. Gazeta “Shekulli”, ka marrë së fundmi një prononcim nga ana e zëdhënses së Komisionit Europian, e cila konfirmon se, nuk ka akoma një datë fikse për datat e negociatave me Shqipërinë.

“Nuk ka akoma një datë fikse për të prezantuar kornizat dhe planet e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Jemi duke punuar me detajet e fundit për këto dokumente të rëndësishme. Komisioneri shpreson që të dërgojë javës që vjen dokumentat e negociatave në tryezën e Këshillit Europian të BE-së, pra te vendet anëatre. Në da ta komunikojmë këtë gjë kur kjo të ndodhi. Megjithatë, kornizat e negociatave do të publikohen normalisht pasi të adoptohen nga ana e Këshillit”.

Ethet e fundit që kanë përfshirë politikën shqiptare, duket se po merren parasysh nëpër korridoret e Brukselit. Cështja kyc ka të bëhjë me reformën zgjedhore.

Gazeta “Shekulli”, ka zhvilluar një korrespondencë ekskluzive me zyrën e ODIHR në Poloni. ODIHR ndihet e keqardhur për mos arritjen e një marrëveshje për reformën zgjedhore brënda 31 majit. Në thelb, sipas ODIHR duhet ndryshojë Kodi Zgjedhor.

“Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) vlerëson përkushtimin e Këshillit Politik për të adresuar rekomandimet tona. Ne jemi të keqardhur që afati i 31 majit nuk është përmbushur, por ne jemi të gatshëm të vazhdojmë mbështetjen tonë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që dialogu të vazhdojë. Shpresojmë që diskutimet e tanishme do të hapin rrugën për ndryshime në Kodin Zgjedhor në frymën e rekomandimeve të ODIHR-it”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!