Agjencia Zhurnal.mk

Nuk ka punësime për personat mbi 50 vjeç

Shkup, 16 janar – Zhurnal.mk – Personat më të rritur shumë vështirë po gjenden në tregun e punës, sepse aftësitë që posedojnë ata, tanimë nuk janë shumë të nevojshme. Nevojiten projekte për t’iu ndihmuar këtyre njerëzve që më lehtë të gjejnë punë, transmeton Zhurnal nga REL.

Mbi 40përqind prej të papunësuarve të cilët në mënyrë aktive kërkojnë punë, janë më tepër se 50 vjeç, ndërsa një e treta e të papunësuarve janë më të vjetër se 55 vjet, tregojnë të dhënat e Agjencisë për Punësim. Të dhënat e fundit tregojnë se në vend ka pothuajse 102 mijë njerëz të cilët kërkojnë vazhdimisht punë, ndërsa 42 mijë prej tyre janë mbi 50 vjeç.

Drejtori eksekutiv i Biznes Konfederatës të Maqedonisë, Mile Boshkov thotë se më të moshuarit më vështirë gjenden në tregun e punës, sepse “i ka shkelur koha” dhe vështirë gjenden në teknologjitë e reja.

“Të rinjtë kanë performansa më të mëdha të them, në krahasim me personat më të moshuar dhe gjithsesi se janë më të hapur për të absorbuar aftësi mentale, profesionale dhe teknike”, thotë ai.

Papunësia e njerëzve të cilët janë rreth 10 vite para pensionit është problem serioz. Ata në vitet në vijim do të dalin në pension dhe përshkak stazhit të ulët të punës, do të kenë pensione të ulëta, që do të jetë një ngarkesë shtesë mbi sistemin social apo në familjet e tyre. Fëmijët shkojnë jashtë vendit që t’iu dërgojnë nga 200 euro në muaj prindërve me të cilët jetojnë.

“Në këtë moment jemi në proces të përpunimit të ligjit për marrdhënie pune dhe për këto njerëz ndoshta do të jetë mirë t’u jepet mundësia për kohë fleksibile të punës, apo ato që kanë mbushur 55 vjet apo kanë fituar 35 vite stazh pune, të punojnë nga 2 orë më pak”, thotë Boshkov.

Ndryshe, të dhënat e Agjencisë për Punësim tregojnë se më tepër se gjysma e të papunësuarve, apo mbi 54 mijë persona janë vetëm me shkollë fillore apo fare nuk kanë të mbaruar ndonjë nivel arsimor.///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...