“Nuk më ka mbetur edhe shumë kohë”, Ronaldo thotë se rekordet nuk janë më të rëndësishme

nga D V

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se çmimet individuale dhe rekordet nuk janë gjëja më rëndësishme me yllin portugez që ka pranuar se atij nuk i ka mbetur edhe shumë kohë para se të pensionohet nga futbolli aktiv.

Në moshën 39-vjeçare, Ronaldo po vazhdon të mos shfaq shenja dobësie. Ai ka shënuar 50 gola për Al Nassr sezonin e kaluar ndërsa golat sërish i ka gjetur edhe në sezonin 2024/2025, madje duke bërë edhe më shumë histori.

“Ne kishim një paraqitje të shkëlqyer, ne krijuam shumë raste shënimi. Goli i sotëm ka një shije tjetër, do të doja që babai im të ishte gjallë sepse sot është ditëlindja e tij”.

“Mua ende më pëlqen të luaj futboll dhe nuk e di se sa kohë më ka mbetur në fushë. Gjëja me rëndësishme nuk është që të konsiderohem lojtari më i mirë ose të fitoj çmime”.

“Gjëja më e rëndësishme është ta shijoj dhe të jem i nevojshëm për klubin dhe kombëtaren. Rekordet janë pjesë e imja dhe jam mësuar që t’i thyejë ato.Unë kam ndjerë presion që nga dita e parë dhe mendoj se do ta ndjejë deri në fund”, ka thënë Ronaldo.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk e ka ndërmend që të pensionohet në një të ardhme të afërt, pasi planet e tij janë që të arrijë shifrën e 1000 golave para se të pensionohet.

Ai sidoqoftë duhet të marrë disa vendime të mëdha për të ardhmen e tij me kontratën e tij tek Al Nassr që skadon në 2025, ndërsa pyetje janë ngritur për aftësinë e tij që të arrijë Botërorin e vitit 2026 me Portugalinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More