Nuk mund të duronte në bankën rezervë, Ronaldo bëri edhe rolin e trajnerit pas zëvendësimit

Manchester Unitedi e ka nisur me humbje edicionin e ri në Ligën e Kampionëve duke pësuar me rezultat 2-1 në udhëtim te Young Boys.

 

Cristiano Ronaldo u rikthye duke debutuar me gol për Djajtë e Kuq, mirëpo vendasit e përmbysën rezultatin, duke qenë se mysafirët luajtën me një lojtar më pak në pjesën më të madhe të ndeshjes.

Protagonisti kryesor i takimit ishte pikërisht superylli portugez, të cilin në minutën e 72-të, trajneri Ole Gunnar Solskjaer vendosi ta zëvendësonte duke nxitur debat ndër analistët e sportit dhe te tifozët në rrjetet sociale, të cilët e kundërshtuan këtë vendim.

(Foto: Screenshot/Twitter/DAZN)

As 36-vjeçarit nuk i pëlqeu aspak zëvendësimi, ashtu që nuk mund të qëndronte në bankën rezervë saqë u çua dhe filloi ta bënte rolin e trajnerit te skuadra e tij e re.

“Nuk ishte rezultati që e deshëm, por tash është koha të rikuperohemi mirë dhe të përqendrohemi në ndeshjen e radhës!”, ka shkruar CR7 në një postim në rrjetet sociale.

Wasn't the result we wanted, but now it’s time to recover well and focus on the next game!👏🏽👊🏽 #manchesterunited

Posted by Cristiano Ronaldo on Tuesday, September 14, 2021

Related posts

Drita dhe Llapi zhvillojnë kryendeshjen e ditës së shtunë, flasin Hamdi Namani dhe Arbnor Ramadani

D V

Milani e fillon edicionin e ri si mysafir i Sampdorias – formacionet zyrtare

Redaksia

Pedri ‘i palodhshëm’ në Euro 2020

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More