Agjencia Zhurnal.mk

“Nuk mund të gjej bikinit e mia”, Rita ngacmon fansat me imazhet provokuese teksa pozon me të brendshme në diell

Ajo është duke qëndruar e izoluar në një shtëpi në fermë në Cotswolds, të cilën ajo e mori me qira për disa muaj.

Dhe Rita Ora duket se e shfrytëzoi kohën e mirë me diell, për të realizuar disa fotografi ‘të nxehta’, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 29-vjeçare u ekspozua në veshjet e brendshme të saj në disa fotografi të ndara me ndjekësit e saj në Instagram.

Rita vendosi të shfaqej me reçipeta të kuqe në pjesën e sipërme, dhe një palë pantallona ngjyrë vjollcë në pjesën e poshtme.

Gjithmonë me stolinë e saj të veçantë me pëllumbin magjepsës, Rita kishte vënë edhe disa stoli të tjera ari, duke marrë një pamje edhe më atraktive.

Bukuroshja bionde shkroi në përshkrimin e fotografive: “Nuk mund të gjej bikinit e mia”.

Rita ka punuar në muzikë të re ndërsa kaloi kohën e mbylljes me miqtë e saj në fshat.

Përderisa ajo mund të jetë duke jetuar në luks, Rita në të njëjtën nuk ka qenë në gjendje të shohë nënën e saj Vera, e cila jeton në Londër dhe është rikthyer në vijën e parë të NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar) për të punuar në shëndetin psikiatrik mes krizës së coronavirusit.

Rita gjithashtu u pikëllua shumë javën e kaluar kur gjyshja e saj, Fatmush Bajraktari, ndërroi jetë.

Ajo i bëri një dedikim të veçantë asaj duke i kujtuar momentet e bukura që kishin kaluar së bashku, teksa bënte me dije se nuk do ta harrojë asnjëherë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!