Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Nuk mund të kishte nderim më të bukur: Fenerbahce përkujton në mënyrë emocionale dy tifozët e veçantë

Ihsan dhe Mumtaz ishin gjithmonë aty. Të ulur në tribuna, në të njëjtin vend, të dy bashkë. Duke bërë tifo, duke u gëzuar dhe duke vuajtur me klubin e tyre të zemrës, Fenerbahce.

Ata ishin dy tifozë pakushte dhe të paharruar. Me vite të tëra nuk e kishin humbur asnjë ndeshje, aq sa ishin bërë pjesë e pandashme e klubit.

Dhe tash kur nuk janë më, gjiganti turk u ka bërë një nderim emocional. Mumtaz ndërroi jetë para një viti, ndërsa gruaja e tij e vazhdoi traditën.

Ihsan vazhdonte të ishte e pranishme në stadiumin Sukru Saraçoglu në secilën ndeshje të ekipit të saj të zemrës deri në fillim të këtij muaji, kur edhe ajo ndërroi jetë.

Fenerbahce mbeti ‘jetim’ duke humbur një pjesë të historisë së vet. Dy nga tifozët më besnikë nuk janë më. Megjithatë, kujtimi për Ihsan dhe Mumtaz do të ekzistojë përgjithmonë.

Për t’i nderuar në mënyrën më të mirë, klubi turk i ka vendosur imazhet e tyre në tribunat e stadiumit gjatë një ndeshjeje të skuadrës, për të kujtuar dy tifozët e paharruar.

“Është përvjetori i vdekjes së Mumtaz. Ndërsa së fundmi e kemi humbur edhe gruan e tij të dashur, Ihsan. Do t’i nderojmë, sepse ata janë një shembull për ne dhe kurrë nuk na lanë vetëm”, ka thënë futbollisti Omer Faruk Beyaz.

Postime të ngjashme

Konfirmohet dueli Fury – Joshua

Z H

Mësohet sa ka ofruar Interi për kontratën e re me Barrella

Z H

Buzëqesh Milani, ky është vendimi i Calhanoglut

Z H

ZYRTARE/ Juventusi blen përfundimisht kartonin e McKennie ng Schalke 04

Z H

Daja: Na penalizoi gjëndja e fushës, Apolonia nuk vodhi asgjë!

Z H

Vazhdoi seria e fitoreve të Cityt, triumfoi ndaj Wolverhamptonit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...