Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Nuk mungojnë reagime të tjera nga estrada, Ledri Vula dhe Mozzik kujtojnë Albert Krasniqin me fotografi nga e kaluara

Ish-pjesëtari i label-it “Babastars”, Albert Krasniqi, ndërroi jetë nga një ngjarje tragjike që shokoi mbarë opinionin.

Të mërkurën ai u ekzekutua me një armë zjarri pranë banesës së tij, teksa autoritet kanë arrestuar babain e tij si të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre të rëndë.

Figura të shumta publike kanë shprehur ngushëllime për humbjen e të ndjerit, teksa disa prej tyre u panë të pranishëm edhe në varrim.

Reperi Ledri Vula që ditur ndante të njëjtin label me të ndjerin, publikoi një fotografi të shumë viteve më parë me Albertin, në InstaStory.

“I lehtë të qoftë dheu Brada”, shkroi Vula në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, një kujtim të të ndjerit ia bëri edhe reperi i njohur me prejardhje nga Ferizaj, Mozzik, i cili ngushëllimin e tij e shprehur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

“U prehsh në paqe Albert Krasniqi. Zoti familjes, shoqërisë gajretin, e të ndjerit xhenetin”, kanë qenë fjalët e Mozzik.

Ngjarja e tmerrshme e së mërkurës përndryshe u komentua edhe në emisionin e pasdite “Ftesë në 5” në TOP Channel, ku u shtjelluan detaje dhe një përmbledhje në tërësi të asaj se çfarë ka ndodhur.

Postime të ngjashme

As që ua merr mendja, Olta Gixhari tregon arsyen e pazakontë pse nuk e zbulon identitetin e partnerit dhe djalit

D V

Një festë jo e thjeshtë, Meghan Markle po organizon ditëlindjen e saj me këtë person të veçantë

D V

Nëse një ditë Bora Zemani do të bëhet me vajzë, ajo do ketë një emër mjaft të veçantë!

D V

Alex Rodriguez flitet për një lidhje dashurie me Melanie Collins, derisa fotografohen së bashku përreth Talamanca Bay në Ibiza

D V

Scientologjia ia shkatërroi martesat dhe marrëdhënien me vajzën, por jo edhe karrierën e Tom Cruise

D V

Morena vjen në poza verore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...