Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Nuk mungon edhe urimi nga Ava Max për festën e flamurit: Krenare me origjinën time

Dje (e shtunë) në mbarë trevat shqiptare është kremtuar festa e flamurit.

Emra të njohur kanë shprehur urimet e tyre për këtë festë, duke u dëshiruar bashkëkombësve të tyre një 28 nëntor sa më të veçantë.

Urime për festën e flamurit shprehën edhe yjet shqiptarë me famë ndërkombëtare si: Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha.

Një urim i veçantë nuk ka munguar edhe nga artistja tjetër e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max.

Kjo e fundit publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi ku shfaqej e veshur kuq e zi, teksa në një tjetër publikoi një pamje të flamurit kombëtar.

“Urime dita e pavarësisë Shqipëri, krenare për origjinën time”, ka shkruar këngëtarja me prejardhje nga Saranda në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta, të cilët e kanë falënderuar artisten për urimin dhe e kanë përgëzuar për faktin që asnjëherë nuk i harron rrënjët e saj.

Postime të ngjashme

Vjen kënga kushtuar vendlindjes nga artisti Gjekë Dushaj

T E

Ditë zie për Flori Mumajesin, humb njeriun e afërt

S.B.

Anxhela Peristeri dhe Edona Llalloshi bëjnë ‘’xing’’ me veshjen e njëjtë

S.B.

Ardit Gjebrea fiton “betejën” me Covid-19, ja gjendja e tij shëndetësore

S.B.

Aktori i njohur francez, Depardieu po përballet me akuza për përdhunim

S.B.

Travis Scott: Vajza është frymëzimi më i madh në jetën time

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...