Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nuk ndalen thirrjet në Ndihmën e shpejtë, 120 intervenime, a po gënjejnë pacientët?

Shkup, 23 nëntor – Nuk ndalen thirrjet e qytetarëve në numrin 194 për të kërkuar ndihmën e shpejtë. “Mateni shtypjen, dhe lajmrohuni. Sheqerin e ka? A ëshhtë me insulin? Për herë të parë ndjeni shtrëngim? Ma jepni vajzën tuaj. Zonjë na jepni të dhëna që mos ta lodhim atë. Emrin mbiemrin dhe cila rrugë”.

Dispeçerja i jep lokacionin dhe rrugën për ku duhet të niset ekipi.

Para çdo shkuarje në terren veshin skafanderë, maska dhe doreza, kapele. Ekipi i ndihmës së shpejtë me paisjen mbrojtëse u nis për ta ofruar ndihmën e parë.

Pas kthimit, gjithashtu zhvishen në vend të posaçëm i cili përdoret vetëm si zhveshtore.

Ky është vendi ku përdoret si depo pas përdorimit të veshjeve mbrojtëse.

Puna e urgjencës është e stërnagruar me paraqitjen e virusit korona. Për një ditë kanë mbi 120 intervenime. Edhe pse një pjesë e pacientëve janë të pakënaqur që presin me orë të tëra, koordinatorja e Ndihmës së shpejtë Milica Buballo thotë se çdo qytetarë sipas nevojës është i shërbyer.

 “Ai që pret në anën tjetër një minutë i duket si një orë. Le të jetë kjo e qartë për të gjithë ne. Ne përpiqemi sa më shumë që të kemi mundësi të arrijmë në kohë në varësi të urgjencës dhe gjendjes shëndetësore që pacienti i ka thënë numrit 194”, tha Milica Buballo.

Por nga ky dikaster thonë se qytetarët bëjnë thirrje edhe të panevojshme, ka raste edhe  kur gënjejnë.

 “Ndonjëherë ndodh që ka paraqitje të rreme të gjendjes shëndetësore të pacientit, në atë rast ekipi ynë e kontrollon pacientin dhe i jep këshilla”, u shpreh Milica Buballo.

Ekipet e ndihmës së shpejtë janë të stërlodhura. Çdo ditë përpiqen të arrijnë në të gjitha anët e qytetit. Punojnë pa pushim si i gjithë kuadri shëndetësor.

 “Gjithmonë kemi nevojë për personel shtesë dhe personeli shtesë është gjithnjë i mirëseardhur për neve. Shpresoj që në një të ardhme të afërt të kemi punësime shtesë”, theksoi Milica Buballo.

Edhe të punësuarit në urgjencë nuk janë imun ndaj virusit Kovid-19, numri i të infektuarve dhe atyre të cilët janë në izolim është 10.

Postime të ngjashme

ASH-AAA: Programi vjetor i kulturës, pushteti poshtëroi kulturën shqiptare

D J

Aktakuzë për terrorizëm ndaj tre personave nga Kumanova

D J

Pakoja e pestë ekonomike në pritje, Bekteshi arsyetohet me opozitën

D J

Zaev: Të rinjtë në mënyrë dominuese të punësohen në sektorin privat

D J

Kodi aktual penal nuk ofron shumë për mbrojtjen e dhunës ndaj grave

D J

Xholev: Për arrestin shtëpiak të Mijallkovit gjykata ka vepruar me korrektësi

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...