Agjencia Zhurnal.mk

Nuk respektuan masat anti-COVID, dy persona sulmojnë policët në Ferizaj

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë.

Agim Gashi, zëdhënës në Policinë e Ferizajt, i tha KOHËS përmes telefonit se dy policët ishin duke realizuar planin operativ në reagim të COVID-19, derisa kishte hasur në rrugën “Ahmet Kaçiku” ku shumë persona nuk po përfillnin masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Kur policia ua kishte kërkuar dokumentet e identifikimit dy personave, ata kishin refuzuar t’ua japin e më pas kishin sulmuar policinë.

“Rreth orës 21:10, Policia e Kosovës gjatë realizimit të planit operativ në gatishmëri për reagim ndaj COVID-19, ka ndaluar 2 persona të cilët nuk kanë respektuar vendimet të institucioneve shtetërore për COVID-19. Kanë kërkuar të identifikohen, ata dy kanë refuzuar t’ua japin dokumentet, më pas kanë bërë sjellje arrogante dhe kanë sulmuar 2 policë. Policët ka marrë masat e duhura dhe ka vënë situatën nën kontroll. Të dyshuarit janë arrestuar, janë dërguar në stacionin policor dhe pritet të marren hapa tjetër në konsultim me prokurorin”, tha Gashi.

Ai shtoi se dy pjesëtarët e PK-së kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkohë në Facebook, një faqe e quajtur Ferizajli, ka realizuar dhe publikuar momentin e sulmit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...