Nuk siguroi mandat në zgjedhje, Alimehmeti: Nuk e konsideroj veten të sakrifikuar

nga Xh M
Getting your Trinity Audio player ready...

Kandidati i listës së hapur të PD në Tiranë Ilir Alimehmeti nuk arriti të siguronte një ulëse në Kuvend në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai ishte ‘kokë me kokë’ me Jorida Tabakun, ndërsa siguroi 18055 vota.

Mjeku i njohur kërkoi disa orë më parë nga KQZ pamjet filmike të procesit të numërimit të votave.

“Unë nuk e konsideroj veten të sakrifikuar. Nga ky aspekt do e shohim këtë pikë si një punë që jep një shembull që gjërat edhe bëhen, janë të mundura të bëhen dhe shpejt dhe pa zhurmë, sfera e madhe është raporti që na e dha OSBE ODIHR, PD kishte më shumë mandate për zgjedhje të ndershme, mandatet do të ishin më tepër, nga ky aspekt ne kemi kohën për të diskutuar nëse flasim garë të pabarabartë atëherë pjesa tjetër e çështjes kthehet në rrugë malore përkundrejt pushtetit, paratë.

Brenda hapësirës dhe procedurave është mundësia që kërkohet të shikohet numërimi dhe ballafaqimi me procesverbale dhe si hidhen në sistem. Ndjesitë personale janë më pak të rëndësishme, duhet pasur kujdes, lodhja bën të vetën. S’është një proces as i lehtë, as i shkurtër, KQZ jep numra që ka numëruar më shumë seç ka deklaruar që kanë qenë votues, mundet të ndodhi, ti në dorë i ke, me stilolapsa në duar i ke, zgjedhje pas zgjedhjesh, i dinë njerëzit, s’ka një teknologji që doli në 2025.”– u shpreh ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More