Nuk u bë minister, Bilall Kasami tregon pse vendosi të mbetet kryetar i komunës së Tetovës

nga D V

Shkup, 10 korrik – Lideri i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tregoi në Daily Click në TV21 se pse nuk mori ndonjë post në nivekin qendror por vazhdoi si kryetar i komunës së Tetovës, përcjell TV21.

Sipas Kasamit, më e rëndësishme ishte që të vazhdonte si kryetar që siç thotë, ka projkete të cilat nuk janë realizuar dhe duhet përfunduar dëri në fund të mandatit.

“Unë kam mandatin e parë dhe dihet botërisht se shumë projekte të rrafshit komunal janë projekte që kërkojnë më shumë kohë dhe nuk mund të realizohen për dy vite. Ajo që është më rëndësi, kush do që të vijë e nga cila do parti që do të vije pasuesi, sigurisht se do të vijë me premtime të veta, me ofertën e vet, projektet dhe kishte rrezik që e gjithë kjo që e kemi bërë për dy vite të mos vazhdonte me atë dinamikë e cila është e nevojshme për Tetovën prandaj ne e vlerësuam që roli im më i rëndësishëm do të jetë të vazhdojë në krye të komunës së Tetovës se sa të jem pushtetit qendror”, tha Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More