Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Nuk u lejua të hyjë në Kosovë, nënkryetari i Beogradit paralajmëron padi në Gjykatën e Strasburgut

Zhurnal Ads

Prishtinë, 24 nëntor, Zhurnal-ks – Nënkryetari i Beogradit, Goran Vesiq ka deklaruar se do të paraqes padi në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut me seli në Strasburg, pasi autoritetet në Prishtinë nuk ia lejuan hyrjen në Kosovë.

Vesiq tha se pret që gjykata t’ia bëjë të ditur nëse lejohet ndalimi i lëvizjes së njerëzve në Evropë.

Ai përsëriti se si arsye e ndalimit të hyrjes së tij në Kosovë gjatë ditës së djeshme ishte dhënë “rreziku për sigurinë”, ku tha se kjo ishte një arsye “zyrtare”.

Vesiq për ‘TVPink’ tha se arsyeja thelbësore ishte ajo që ishte dashur të bënte në veri të Mitrovicës “domethënë të nënshkruante një statut për binjakëzimin e atij qyteti me Beogradin”.

Goran Vesiq theksoi se duhej të kishte vizituar punimet në ndërtesën e banimit atje, për të akomoduar rreth 20 familje refugjatësh që kanë jetuar në strehim kolektiv për më shumë se 10 vjet, si dhe në ndërtimin e një parku dhe sheshi lojërash të financuar nga Beogradi.

Nënkryetari i Beogradit tha gjithashtu se bashkëpunimi midis qyteteve po promovohet në BE, dhe se siç tha ai “Prishtina dje u përpoq të parandalonte bashkëpunimin midis Beogradit dhe veriut të Mitrovicës”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së që ishte 16 vjeç në luftë, bashkëluftëtar me babën e tij

S.B.

Dështon për të gjashtën herë votimi i Ligjit që mundëson tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti

admin

KMDLNj: Është koha për lehtësimin e masave kufizuese

admin

Sot do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare

admin

Pala serbe: Në Bruksel është hapur tema e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

S.B.

Veliu: Ende nuk është zgjedhur drejtori i policisë, procesi vazhdon

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...