Nuk u përkrahen mocionet e tyre, opozita lëshon seancën plenare

nga D V

Deputete e partive opozitare kanë lëshuar seancën plenare, pas mos përkrahjes nga  deputet të VV-së të dy mocioneve të propozuara nga PDK, raporton Ekonomia Online.

PDK propozoi mocion për largimin e tri projektligjeve nga rendi i ditës, projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe ai për Zyrtarët Publikë, pasi sipas tyre këto projektligje kanë përmbajte anti-Kushteuese.

Po ashtu nga PDK u propozuan mocionin që si pikë e parë e rendit të ditës të diskutohet për tri arratisjet e fundit nga burgjet e shtetit. Ata kërkuan që dikush të jap përgjegjësi për këto ikje të të burgosurve.

Të dy këto mocione nuk u përkrahen nga deputet e VV-së, e për këtë deputet e PDK, LDK e AAK e lëshuan seancën.

Ndërkaq, me praninë e pozitës seanca po vazhdon me rendin e ditës që është planifikuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More