Agjencia Zhurnal.mk

Numër i lartë rastesh të reja në 24 orët e fundit, ja qytetet më të prekura

34 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Shifra e lartë është I dedikohet në mënyrë të vecantë një vatre të re me Covid 19 që tashmë është hapur në Mat.

Në total tashmë numri i të prekurve në vendin tonë ka shkuar në 712.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Mat dhe zgjerohet në Krujë, Tiranë, Kukës, Kurbin, Berat, Fier, dhe Lushnje.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 247 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 34 raste pozitive me COVID19.Edhe pse ka një numër të lartë të rasteve sot, pjesa më e madhe janë asimptomatikë, pra pa shenja të sëmundjes dhe kryesisht janë kontakte të rasteve positive të mëparëshme. Vijon hetimi epidemiologjik në vatrën e Krujës, ku janë zbuluar 18 raste, të gjitha janë kontakte të rasteve të zbuluara para disa ditës, Sic është edhe një rast në Mat, kontakt i një prej rasteve pozitive të Krujës që lidhet me vatrën në fasoneri.Nga asnjë fasoneri tjetër nuk kemi deri më sot asnjë rast simptomatik. Kjo tregon qartë se në këtë përballje me coronavirusin, rolin kryesor e luan sjellja jonë në raport me rregullat.Lidhur me rastet e tjera të identifikuara në 24 orët e fundit, 6 raste në Kukës, kontakte të rastit të djeshëm të zbuluar, 4 raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit, janë 2 raste në Kurbin, 1 rast në Lushnje, 1 rast në Berat dhe 1 rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

          Tiran ë        289    raste

          Shkodër      103    raste

          Krujë 83      raste

          Durrës         42      raste

          Fier             37      raste  

          Kurbin        31      raste

          Korçë 19      raste

          Elbasan       18      raste

          Kukës         18      raste

          Lezhë 14      raste

          Has             14      raste

          Kavajë         9        raste

          Lushnje       7        raste

          Vlorë 5        raste

          Pukë           5        raste

          Mirditë        5        raste

          Rrogozhinë 4        raste

          Tropojë       4        raste

          Berat           3        raste

          Mallakastër 1        rast

          Mat             1        rast

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...