Shkup, 19 korrik – Numri i vetëm i emergjencës 112 në Qendrën për Menaxhimin e Krizave (QMK) në 24 orët e fundit ka shënuar numër rekord të thirrjeve që nga ekzistenca e tij. Janë regjistruar gjithsej 3159 thirrje, nga të cilat 59,32 për qind ishin reale reale, njoftuan paraditen e sotme nga QMK.
“Për policinë ishin 40,51 për qind, për Ndihmën e shpejtë mjekësore – 17,61 për qind, ndërsa për zjarrfikësit – 15,21 për qind e thirrjeve reale”, citohet në kumtesë.