Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Maqedoni TOP LAJM

Numërohen 85% të votave, ky është rezultati i fundit, KQZ nuk publikon sonte rezultatet preliminare

Prishtinë, 15 shkurt – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve preliminare në nivel vendi. Në bazë të dhënave që janë publikuar deri më tani, LVV-ja prinë me 47.95% të votave.

E dyta është PDK-ja me 17.34% të votave, e trata LDK 13.40% të votave, AAK e katërta me 7.44% të votave, LS 4.98% të votave dhe NISMA 2.75% të votave.

Deri në këto momente janë numëruar 85%të votave. Të drejtë vote kanë pasur 1.794.862 qytetarë. Publikimi i votave preliminare nga KQZ është duke vazhduar.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës. Zëdhënësi i KQZ-së Vlamir Elezi, tha se numri në disa vendvotime është duke vazhduar, deri më tani ka shkuar më shumë se 71 për qind.

“Numri në disa fletëvotime është duke vazhduar, gjithashtu edhe procesimi i të dhënave në veb faqen e KQZ-së deri më tani ka shkuar më shumë se 71 për qind, të cilat po vijnë nga qendrat gjithandej Kosovës. Nuk do të kemi më ndonjë paraqitje tjetër për sonte nga KQZ”, ka thënë ai.

Postime të ngjashme

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

Deputetët ikin për pushime, zgjedhjet lokale do të shpallen më 6 gusht

Z H

RMV/ 37 raste të reja me Covid

Z H

Hoxha në takim me vreshtarët për blerjen e rrushit dhe problemet e vreshtarëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...