Numri i lejeve për ndërtim në shkurt kishte rënie për 29.7%

nga Xh M

Nga Enti Shtetëror i Statistikave njoftojnë se numri i lejeve të dhëna për ndërtim në shkurt të vitit 2025 është zvogëluar për 23.8% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Gjatë muajit shkurt të vitit 2025 janë dhënë 272 leje ndërtimi, që është për 29.7% më pak krahasuar më muajin e njëjtë të vitit paraprak, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 4 901 041 mijë denarë, që është për 44.4 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 137 (50.4%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 73 (26.8%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 62 (22.8%) objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 272 të objekteve, tek 122 (44.9%) si investitorë paraqiten persona fizik, ndërsa tek 150 (55.1%) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 635 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 51 075 m2, njofton ESHS.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More