Agjencia Zhurnal.mk
Covid 19 Maqedoni

Numri i pacientëve me Covid-19 vazhdon të rritet, të respektohen masat për mbrojtje

Shkup, 8 tetor, zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit janë bërë 1.990 testime, ndërsa janë regjistruar 317 raste të reja me Kovid-19. Në kushte spitalore kanë vdekur katër pacientë edhe atë një në Shkup (59 vjeç), një nga Struga (65 vjeç) dhe dy nga Gostivari (71 dhe 76 vjeç).

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 prej fillimit të pandemisë është 19.413, numri i pacientëve të shëruar është 15.749, i të vdekurve është 772, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2.892.

Instituti për mjekësi transfuzive informoi se gjithsej janë siguruar 129 njësi të plazmës konvulsive për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19. Nga këto, 68 njësi sigurohen përmes procedurës prej gjithsej 30 dhuruesish dhe 59 njësi sigurohen përmes dhurimit standard.

Deri tani, më shumë se 100 pacientë me Kovid-19 janë trajtuar me plazmë konvulsive, e cila përmban antitrupa kundër virusit të krijuar nga trupi i njeriut për të luftuar sëmundjen.

Ministria e Shëndetësisë thekson se përmes plazmës së dhuruar konvulsive, antitrupat e pacientëve të shëruar përdoren në shkatërrimin e sëmundjes te personi tjetër me Covid-19.

“Personi dhurues i plazmës konvulsive duhet të ketë dokumentuar dëshmi laboratorike se është i sëmurë me Kovid-19, të ketë dy teste negative brenda 24 orëve, të jetë së paku 21 ditë pa simptoma, pas çka bëhet test shtesë (i tretë) për të konfirmoi se nuk ishte prezent asnjë virus. Gjithashtu, sipas protokolleve, do të merret mostër për të përcaktuar përqendrimin dhe/ose titullin e antitrupave neutralizues anti-SARS-CoV-2”, kumtuan nga Ministria.

Ata shpjegojnë se të gjithë pacientët e shëruar që plotësojnë kërkesat për dhurues mund të kontaktojnë Institutin për mjekësi transfuzive për informacione të hollësishme dhe takime për të treguar humanizmin e tyre dhe për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve të tjerë me Covid-19.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...