Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Numri i të infektuarve dhe të vdekurve me virusin e ri do të jetë më i madh krahasuar me Covid 19

Shkup, 31 janar – Zhurnal.mk – Lloji i ri i korona virusit britanik deri tani është detektuar te tre pacientë në vend. Autoritetet më 27 janar kanë njoftuar për pacientin e parë të infektuar me llojin e ri të virusit britanik, i cili tanimë edhe është shëruar. Virusi u detektua në një laboratori private të “Zhan Mitrev” gjatë analizave për shembuj të janarit, informon Zhurnal.

Tek pacientët e tjerë, njëri ka patur komorbiditet dhe ka ndëruar jetë, ndërsa pacienti tjetër nga 26 janari llogaritet si i shëruar.

I vdekuri është një pacient 46 vjeçar nga Ohri i cili ka patur edhe sëmundje tjera prej më herët. Testi pozitiv i ka dalë më 4 janar ndërsa ka ndëruar jetë për katër ditë, më 8 janar.

Autoritetet thonë se ky virus i ri transmetohet 50 deri 70% më lehtë se sa viruset tjera dhe se vdekshmëria gjithashtu është më e madhe krahasuar me Covid 19.

Përsh nëse në vend se të infektohen 1000 persona, do të infektohen 1500 dhe në vend se të vdesin 10, do të vdesin 20. Vaksinat aktuale autoritetet thonë se janë mjaftueshëm efektive, por se duhet vaksinuar sa më parë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve deri më tani është 2848, i të shëruarve 81,316 ndërsa i të infektuarve 92,518.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Pendarovski për deklaratën e Mickoskit: Nuk mbahet mend ndonjë politikan i ynë të shprehë aq mosrespektim të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj

R Zh

Mickoski nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë

R Zh

“A1ON” / DOSIE “Merko”: 329 vendime për rrënimin e ndërtimeve të egra rijnë në sirtar

R Zh

Në Kisella Vodë normalizohet furnizimi me ujë

D V

Fillon bekatonizimi i rrugës prapa shkollës fillore në Bukoviq

D V

Sot katër vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes RMV dhe Bullgarisë / Analistët: Kriza politike bullgare do të zgjasë, ne nuk duhet të notojmë në ujin e tyre të ndotur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...