Agjencia Zhurnal.mk

Numri i të infektuarve ende shqetësues, të vazhdohet me respektimin e masave

Shkup, 12 gusht – Zhurnal.mk – Janë regjistruar 141 raste të reja me Kovid-19 nga 1.885 testime, u evidentuan në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orë. Ka vdekur një paciente 51 vjeçare nga Shkupi, ndërsa janë regjistruar 161 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 12.083 numri i të shëruarve është 8.248, i të vdekurve është 529, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.306.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Shkup ka 1.157, në Shtip 342, në Gostivar 285, në Kumanovë 266, në Tetovë 175, në Strugë 151, në Kërçovë 133, në Dibër 128, në Sveti NIkollë 103…

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 117.475 teste të Kovid-19.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar pesë pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 78 pacientë, nga të cilët në përkrahje të oksigjenit janë 25, ndërsa nuk ka pacient në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 13 pacientë të moshuar pozitivë në Kovid-19 dhe katër fëmijë pozitivë me virus, si dhe një pacient i dyshuar në virus.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 12 pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 86 pacientë, nga të cilët në aparat respiratorë janë gjashtë pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 31, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 49 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 127pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19.

Ministri i Shëndetësi, Venko Filipçe apelon edhe më tej të respektohen masat për mbrojtje nga Kovid-19. “Vetëm përmes mbajtjes së maskës, pastrimit të shpeshtë të duarve dhe mbajtjes së distancës fizike, mund ta ulim përhapjen e virusit”, ka thënë Filipçe.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...