Numri i të infektuarve me Covid përsëri po rritet, për të pavaksinuarit ka gjasa të ketë masa kufizuese

Shkup, 29 korrik – Në rritje është numri i të infektuarve me Kovid-19 në vend. Të dhënat e publikuara dje nga Instituti për shëndet publik në 24 orët paraprake tregojnë se gjatë 3,593 testeve të bëra, janë regjistruan 47 raste të reja me Kovid-19, si dhe se 14 janë shëruan, ndërsa asnjë pacient nuk ka vdekur. Numri i rasteve aktive është 359, nga të cilët 130 janë në Shkup.

 

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje vlerësoi se në drejtim të mbrojtjes së popullatës nuk do të ketë mundësi tjetër përveç vendosjes së një forme të kufizimit dhe se është diskutuar dhe do të diskutohet në mënyrë shtesë për masat që do të zbatohen për personat e pavaksinuar. Për masa konkrete, paralajmëroi ministri, do të diskutojmë më hollësisht në gusht.

“Pamë në vitet e kaluara se çka do të thotë të mos ketë vaksinë për një sëmundje, restriksione të këtilla, orë policore etj., shohim dhe ndjekim shembuj edhe nga vendet e tjera, ka kompani private të cilat thjeshtë dëshirojnë të punësuarit e tyre të jenë të vaksinuar në mënyrë që të mund të funksionojë normalisht procesi I punës, ndërsa ne do ta mbrojmë shëndetin publik me atë që eventualisht do të vendosnim masa të tilla atje ku ka mundësi për tubime massive, ngjarje publike, ndoshta hyrje për disa vende publike etj,”, theksoi Filipçe gjatë vizitës në Spitalin klinik në Manastir.

Në këtë moment kemi shkallë më të lartë të vaksinimit krahasuar me shumë vende në rajon, e madje edhe në këtë pjesë të Evropës.

“Sinqerisht besoj se kështu edhe do të vazhdojmë. Rreth 33 mijë banorë në Manastir janë vaksinuar, nga kjo 23 mijë janë rivaksinuar. Këtu vaksinimi do të vazhdojë në Shtëpinë e shëndetit, që tashmë është rinovuar tërësisht, të gjitha hapësirat janë zënë, përfshirë pikat vaksinuese. Edhe gjatë javës së kaluar kemi përqindje mjaft të lartë për vaksinim, që konsideroj se është shumë mirë dhe shpresoj se kështu edhe do të vazhdojë”, tha Filipçe.

Lidhur me vaksinimi e fëmijëve, ai potencoi se nuk kanë në plan, si për ta, ashtu edhe për të rriturit të imponojnë rregulla dhe kjo të jetë e obligueshme.

“Absolutisht, asgjë për shkollat, as për të mesmet, as për fakultetet etj. Megjithatë, në këto vende ku ka rrezik për tubime të mëdha, këtu mendojmë pa dallim nëse bëhet fjalë për adoleshentë, njerëz më të moshuar. Kështu që fillimisht do të bisedojmë për masat. Siç është menduar gjithçka deri më tani dhe e kemi dimensionuar, dëshirojë edhe këto masa eventuale të jenë të menduara mirë e qëllim që të vazhdojë jeta normale. Ne nuk mund të jetojmë as të mbyllur, as me restriksione, as të durojë më tepër ekonomia, posaçërisht tani kur ka vaksina në disponim”, theksoi Filipçe.

Përsëriti se nëse situata epidemiologjike mbetet stabile do të ketë mësim me prani fizike.

“Nëse situata epidemiologjike është sikurse është tani të gjithë nxënësit do të fillojnë për një muaj e ca praktikisht me prani fizike pa restriksione në klasa ose numrin e klasëve për çka ekzistojnë protokolle – ajrosje, mënyra e të ulurit, ndërrimi i klasëve për lëndët e ndryshme etj”., theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Theksoi se e rëndësishme është se i kanë përpunuar të gjithë skenarët dhe në mënyrë intensive kanë punuar me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe kanë bërë plan të mirë.

“Tre skenarë të mirë janë përpunuar varësisht situatës epidemiologjike. Nëse përkeqësohet situata epidemiologjike jemi të gatshëm edhe këtu të intervenojmë në një pjesë të asaj se si organizohet mësimi”, shtoi Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Spitalin Klinik në Manastir.

Lidhur me sasinë e vaksinave, ai sqaroi se çdo të hëne arrijnë mes 20 dhe 30 mijë vaksina dhe është kombinim nga marrëveshja e drejtpërdrejtë me kompaninë “Fajzer” dhe ndihma që arrin përmes vendeve anëtare të BE-së.

Për tremujorin e tretë dhe të katërt vetëm nga marrëveshja e drejtpërdrejtë gjithsej duhet të arrijnë 700 mijë vaksina “Fajzer”, që, sipas tij, është më se mjaftueshëm dhe në këtë moment ka mjaft vaksina.

“Në territorin tërë shtetit përfshirja me vaksinim të qytetarëve mbi 70 vjeç është 63 për qind, mbi 50 vjeç është 45 për qind. Më tutje, siç ulet grupi i moshës, ashtu bie edhe prëfshirja me vaksinim”, shtoi Filipçe.

Nga Ministria e Shëndetësisë dje kumtuan se vaksinimi zhvillohet pa ndërprerë në të gjitha pikat e shtetit, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren. Në pikat vaksinuese në shtet dhe në terren, duke e përfshirë edhe ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 13.810 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 862.426 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 361.431 qytetarë.

Me shifrat e fundit, siç potencohet, 63 për qind e popullatës mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksinë, 60 për qind e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar së paku me një dozë vaksinë, 55 për qind e popullatës mbi 60 vjeç është vaksinuar së paku me një dozë vaksinë dhe 45 për qind e popullatës mbi 50 vjeç është vaksinuar së paku me një dozë vaksinë.

Nga Ministria potencojnë se qytetarët pa termin të caktuar po vaksinohen, në pikat ekzistuese të vaksinimit në shtet. Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në territorin e të gjithë shtetit, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vende të banuara rurale, lagje. Ueb platforma vakcinacija.mk është e hapur për termin për vaksinimin e fëmijëve. Rivaksinimi zhvillohet në sallat sportive nëër qytetet në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep dhe në QS A1 Boris Trajkovski në Shkup, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe apelojnë qytetarët të përfshihen në vaksinimin masiv sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë ta mposhtim virusin.

Related posts

Prioritetet e BE-së dhe politikat e zgjerimit në fokusin e takimit të Dimitrovit me senatorët francezë

D V

Analizë: Mbi 117 mijë gjoba në komunikacion vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2021

Redaksia

Zëri i femrës gostivarase, Sebajete Zenku i bashkohen Iniciativë për “Gostivarin që dua”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com