Kreu i Partisë Demokratike bëri me faj kryeministrin Edi Rama për largimin e shqiptarëve nga vendi.
Lulzim Basha postoi një video në “Facebook”, ku shprehet se Rama dështoi të mbante premtimin për 300 mijë vende të reja pune.
Ai u zotua se ndryshimi do të vijë me ardhjen në pushtet të opozitës.
“Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë.”