Shkup, 17 korrik – Sado të tingëllojë mënyrë justifikuese që papunësia nuk është problemi i vetëm që të rinjtë lëshojnë vendin, sërish vazhdon të mbetet një nga problemet kryesore dhe mjaftë shqetësuese për vendin. Sa më i madh numri i të papunësuarve aq më i lartë niveli i dëshpërimit, sidomos kur kemi të bëjmë me të papunësuar të kualifikuar madje edhe me cikël të dytë e të tretë të arsimimit. Kjo e bënë edhe më tragjike këtë fenomen, dhe realitet më pak shpresues për ata qytetarë që nuk kanë arrit nivelin e duhur të arsimit. Punësimi nëse nuk shkon paralelisht me arsimimin atëherë zbehet vullneti për gjeneratat e reja për t’iu përkushtuar arsimimit dhe nxënies së dijes. Nuk bohet gjithçka për punë, por nuk bëhet asgjë pa punë, kështu që sa më parë gjinden mekanizmat harmonizues kësaj problematike aq më mirë bëhet për tërë shoqërinë, shkruan Zhurnal.
70 Magjistra dhe tre Doktorë Shkencash presin për një vend pune/ Tetovë: Të papunësuar 10.128 shqiptarë, 2094 maqedonas –
Shqiptarët me numër më të madh të papunësisë krahas komunitetit maqedonas. Ky numër alarmant ka ndikuar që qytetarët të braktisin vendin e tyre për shkak të kushteve të vështira ekonomike, informon tvklan.mk
Numri i të papunëve është alarmant në RMV. 10.128 shqiptar presin rradhë tek agjencioni për punësim në Tetovë për një vend pune, ndërsa nga komuniteti Maqedonas në pritje janë 2094 persona. Nga komuniteti Turk kan aplikuar 67 persona, ndërkaq 298 persona nga komuniteti Romë janë në listën e agjensisë për punësim dhe 57 nga komunitetet tjera presin një angazhim pune.
“Në rajonin e pollogut, 70 magjistra presin një vend pune ndërsa 3 doktor shkencash janë në listë për t’u sistemuar. 669 kërkesa janë drejtuar në Agjencinë për punësim nga shkollimi i mesëm profesional, ndërsa prej shkollimit te mesëm 3461 nxënës. Me shkollim të lartë kanë aplikuar gjithsejt 910 studentë. Nga këto statistika përqindja është e njejtë mes gjinive, thuasje janë rreth 50% gra dhe 50% burra që figurojnë në kërkesën e një vendi të punës në agjencionin për punësim në Tetovë”, deklaroi Ideal Amzai, drejtori i Agjencisë për Punësim për Klan.
Pa një ofertë dhe strategji të re thonë shumica e të rinjëve prapa kamerave, përgjigja e tyre dhe jo vetëm, është braktisja nga vendi si pasojë e frikës për tu përballur me papunësi dhe pasojat e vështirësive ekonomike.
Maqedonia e Veriut sikurse shumë shtete të tjera pati pësuar një “kolaps” ekonomik për sa i përket menaxhimit të situatës me krizën e re ekonomike, e cila ka prekur secilën shtresë të qytetarëve. Në mesin e krizës ekonomike vazhdojnë paralajmërimet se pritet një dimër i ftohtë, që nënkupton se nga kriza nuk ka shpëtim vetëm se thellim edhe më shumë.
Por, ajo që është në interes të qytetarëve është pyetja se a ka goditur më në fund punësimin në vend kriza e shkaktuar nga mungesa e energjisë dhe inflacioni?. Përgjigja e secilës pa hamendje, është po, pasi kishim një rritje të dukshme e shumë shqetësuese të nivelit të papunësisë në vend, vetëm përgjatë muajit tetor të vitit që lamë pas, 1429 persona janë shtuar listës së kobshme, asaj të papunësisë
Papunësia, problemi kryesor i të rinjve në vend, këtë e thotë edhe Komisioni Evropian-
Papunësia e të rinjve mbetet problem për të cilin Maqedonia e Veriut duhet të punojë shumë në këtë drejtim. Kjo është konstatuar në Raportin e fundit për vitin 2022 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian. Të rinjtë dhe përmbushja e nevojave të tyre mbetet sfidë e cila duhet adresuar dhe zgjidhur. Raporti thekson mangësitë ku vendi duhet të punojë si dhe pikat ku vendi ka bërë përparim.
Theks i veçantë ky raport i kushton papunësisë së të rinjve, ku thuhet se ajo mbetet e lartë në 30.9%, mirëpo theksohet se ajo është në rënie të vazhdueshme, por që ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim. Por, tani fundi i muajit tetor flet ndryshe ku kjo rënie ka stagnuar dhe ka filluar një rritje e pritshme e nivelit të papunësisë, më shqetësuese se kaq është fakti se kjo rritje do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim.
Sa ma shumë duhet të fokusohet në këtë drejtim për zbutjen e nivelit të papunësisë, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Sepse, me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë. Kjo për shkak se nuk përputhen profesionet e të punësuarve me punën që e bëjnë, dhe me këtë vendi humbë edhe të rinjtë edhe profesionistët e e fushave të ndryshëm. /Zhurnal.mk