Agjencia Zhurnal.mk

Numri i të saposëmurëve nuk po ulet, thirrje për respektimin e masave

Shkup, 26 shtator – Gjatë javës së kaluar numri i rasteve të reja me KOVID-19 lëvizte rreth dhjetë për qind nga të testuarit dhe një pjesën më të madhe në nivel ditor numri ishte treshifror, me përjashtim të së martës kur nga 1.618 të testuar ishin regjistruar 88 raste të reja. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se për shkak të ardhjes së vjeshtës ka mundësi për përkeqësim të situatës, për çka bëjnë thirrje për respektimin e masave për mbrojtje, për çka siç thonë, të mos sjellen masa të reja nëse ajo përkeqësohet në mënyrë drastike.

Këtë gjatë kësaj jave e paralajmëroi edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai theksoi se në nivel ditor po rritet numri i të sëmurëve, për çka, sipas kompetentëve, shkaku kryesor është edhe mosrespektimi i masave. Pikërisht për këtë, ishte paralajmëruar edhe sjellje e mundshme e restrikcioneve të reja, ndërsa më së shumti mendohet për mbajtje të obliguar të maskës në vende të hapura, kufizim të numrit të personave në vende të caktuara, por edhe kontrolle dhe dënime të përforcuara.

Shkaku kryesor për rritjen e numrit, sipas analizave të kompetentëve, është mosrespektimi i masave dhe kjo para së gjithash nga grupimi, tubimet familjare dhe ngjarje të ngjashme, por edhe në përgjithësi relaksimin e qytetarëve.

Gjendja me virusin korona këtë javë ishte temë edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, i cili përfundoi se pandemia me Kovid-19 dhe përballja me të dhe me pasojat të cilat i shkakton mbetet sfida më e rëndësishme edhe në muajt e ardhshëm.

Por sipas vlerësimeve të tanishme, nuk pritet zhvillim i pandemisë që do të ndikonte ndaj sigurisë së përgjithshme në vend, përfundoi Këshilli i Sigurisë në mbledhjen e tij.

Për përballje më të mirë me krizën e koronës mendohet edhe për miratimin e një ligji të ri për gjendje të jashtëzakonshme dhe ushtarake, që dje e paralajmëroi ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, për çka, siç potencoi, nuk e dimë se çka na pret në të ardhmen me krizën e koronës.

Mariçiqi tha se të udhëzuar nga të gjitha paqartësitë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, e cila në vendin tonë rregullohet vetëm “nga një ose dy nene në Kushtetutë”, ai konsideron se është ide e mirë që së shpejti të miratohet ligj mbi gjendjen e jashtëzakonshme dhe ushtarake.

Pres, paralajmëroi ministri, të formohet një grup pune shumë shpejt dhe të konsultohet me ekspertë, opozitën, presidentin, zyrtarë të qeverisë, të cilët ishin të përfshirë në zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Siç paralajmëroi ministri, të gjitha institucionet kompetente do të përfshihen në konsultime.

Për përballje me krizën e koronës dhe pasojat ekonomike të cilat i shkaktoi ajo, qeveria deri më tani solli tri pako të masave. Po mbyllet edhe debati për masat në pakon e katërt për mbështetje të ekonomisë dhe qytetarëve.

Dje u mbajt takimi final me odat ekonomike të ministrave të dikasterit ekonomik, ndërsa sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska me Këshillin Ekonomik-Social. Vendimin, për masat të cilat do t’i mbështesë pakoja e katërt, Qeveria duhet ta sjellë nesër në mbledhje dhe t’ia bëjë të ditur publikut. Vlera e p;rgjithshme e pakos së katërt është rreth 350 milionë euro prej të cilave 264 milionë janë nga Buxheti i shtetit dhe rreth 85 milionë si linja plotësuese të favorshme kreditore.

Dje nga 1.504 testet e bëra, ishin regjistruar 143 raste të reja me virus korona. Në periudhën e njëjtë 24-orëshe janë regjistruar edhe 110 pacientë të shëruar, por edhe nëntë të vdekur.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...