Sport

Numri i tij është 7, Richarlison zgjodhi një mënyrë të veçantë për ta ngacmuar Liverpoolin pas humbjes turpëruese nga Aston Villa

Zhurnal Ads

Ylli i Evertonit, Richarlison, zgjodhi një mënyrë të veçantë për ta ngacmuar Liverpoolin pas humbjes turpëruese nga Aston Villa.

Redsat hynë në histori duke u bërë kampioni që pëson shtatë gola për herë të parë që nga viti 1953 në humbjen prej 7-2 në Villa Park.

Natyrisht që diçka e tillë nuk është lëshuar aq lehtë nga rivalët më të mëdhenj të Liverpoolit, e në veçanti nga rivali lokal, Everton.

Njëri prej futbollistëve të liderit aktual të kampionatit, Richarlison, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i ngacmuar ‘Të Kuqtë’.

Braziliani bart numrin 7, ashtu që në fund të ndeshjes ndërmjet Aston Villas dhe Liverpoolit, e ka publikuar një fotografi të tij me fokus te fanella që përkonte me numrin e golave që i pranoi skuadra e Jurgen Klopp.

Ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vazhduar me shaka të tjera përmes fotomontazheve të ndryshme. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Ben Yedder pozitiv për COVID-19, Barça alarmohet për Griezmannin dhe Lengletin

XH,I

Portierët legjendarë të Unitedit, Schmeichel dhe Van der Sar takohen në Danimarkë

XH,I

UEFA lejon kthimin e tifozëve në 30% të kapacitetit të stadiumeve në turnetë europiane

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...