Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Numri i turistëve në shkurt është ulur për 41,7 për qind

Shkup, 12 prill – Zhurnal.mk – Numri I turistëve në shkurt është pakësuar për 41,7 për qind, ndërsa numri I bujtjeve për 36,8 për qind në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave që sot I publikoi Enti shtetëror I statistikave, në shkurt ka pasur 27.569 turistë, ndërsa janë realizuar 60.013 bujtje.

Numri I turistëve vendorë është pakësuar për 10,4 për qind, ndërsa numri I turistëve të huaj për 60,2 për qind. Numri I bujtjeve I turistëve vendorë është pakësuar për 14,8 për qind, ndërsa numri I bujtjeve të turistëve të huaj për 52,1 për qind.

Në periudhën janar – shkurt në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, numri I turistëve është pakësuar për 45,7 për qind dhe atë tek turistët vendorë ka ulje për 11,3 për qind, ndërsa tek të huaj për 65,4 për qind. Në këtë periudhë numri I bujtjeve është pakësuar për 38,9 për qind dhe atë tek turistët vendorë ka ulje për 15,1 për qind, ndërsa tek të huajt për 56,4 për qind.

Postime të ngjashme

Në mars janë lëshuar mbi 540 për qind më shumë leje për ndërtim se vitin e kaluar

Z H

Zekiri: Qëllimi i të gjitha pakove ekonomike është ruajtja e vendeve të punës

Z H

Kuvendi e miratoi Ligjin për hua nga Banka Botërore për financimin e projektit për modernizim të bujqësisë

Z H

Banka Popullore për këtë vit parashikon rritje të BPV-së prej 3,9 për qind dhe inflacionit prej 2,2 për qind

Z H

Vitin e kaluar me taksi janë transportuar gjithsej 11,083,000 udhëtarë

Z H

Përsëri shtrenjtohen çmimet e derivateve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...