Numri i turistëve shënoi rritje në muajin shkurt

nga Xh M

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i turistëve në shkurt 2024 ishte 44.224, nga të cilët 39.0% ishin vendas dhe pjesa tjetër 61.0% ishin turistë të huaj.

Numri i netëve të kaluara në shkurt 2024 ishte 89.362, nga të cilat 44.7% janë realizuar nga vendi dhe 55.3% të tjera janë realizuar nga turistë të huaj.

Në periudhën janar – shkurt 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i turistëve është rritur me 9.0%.

Numri i turistëve vendas u rrit me 3.9%, ndërsa ai i turistëve të huaj me 12.8%.

Numri më i madh i turistëve kanë qenë nga Turqia, Serbia, Greqia, Bullgaria, Shqipëria, Gjermania, Kosova dhe vende të tjera.

Në periudhën janar – shkurt 2024, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i netëve të kaluara është rritur me 11.6%.

Numri i netëve të turistëve vendas është rritur me 12,0%, ndërsa ai i turistëve të huaj është rritur me 11,2%.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More