Në vendin tonë, vitin e kaluar janë evidentuar gjithsej 1.168.730 turistë, prej të cilëve 434.598 ishin vendorë, ndërsa 734.139 të huaj. Në raport me vitin 2022, numri i turistëve është rritur për 20.6%, dhe atë tek turistët vendorë për 0.6%, ndërsa tek të huajt për 36.6%, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror të statistikave.
Numri i bujtjeve, ndërkaq, në vitin 2023 në raport me vitin e kaluar është rritur për 10.1%, tek vendorët për 1.4%, ndërsa tek të huajt për 22.9%.
Në dhjetor të vitit të kaluar janëe videntuar 55 875 turistë, prej të cilëve 38.6% ishin vendorë, ndërsa 61.4% janë turistë të huaj. Numri i bujatjeve në dhjetor 2023 ishte 111 668, prej të cilëve 41.6% janë vendorë, ndërsa 58.4% nga turistët e huaj.