Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nuredini: Aktivitetet e Qeverisë për trajtimin e ndryshimeve klimatike njihen nga Drejtoria e Klimës së KE-së

Shkup, 4 shkurt – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini zhvilloi një takim virtual me Mauro Petriccione, Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Klimës të Komisionit Evropian.

Në takim, siç kumtoi ministria resore, u diskutua për progresin e vendit në zhvillimin e politikave klimatike në drejtim të zvogëlimit të  emetimeve të  gazrave serë, tranzicionin e nevojshëm të drejtë në energjinë e pastër dhe përmirësimin e përgjithshëm të mjedisit , e cila në planin afatgjatë do të thotë më pak kosto të përgjithshme dhe më shumë vende pune të gjelbërta.

Në takim, Ministri Nuredini informoi në lidhje me hapat e ndërmarra nga MMJPH për harmonizimin e kornizës ligjore dhe strategjike, si dhe statusin e zbatimit të rekomandimeve të BE-së në fushën e ndryshimeve klimatike.

Drejtori i Përgjithshëm Petriccione shprehu gatishmërinë e Drejtorisë, brenda kapaciteteve, të ndihmojë në finalizimin e zgjidhjes përfundimtare ligjore kombëtare dhe finalizimin e kornizës strategjike për veprim klimatik.

Ministri Nuredini gjithashtu ndau informacion mbi ecurine e procedurës qeveritare për miratimin e Raportin e Tretë dyvjeçar të ndryshimeve klimatike dhe Kontributet e Përcaktuara Kombëtare në Marrëveshjen e Parisit, si dy dokumente shumë të rëndësishme për përcaktimin e rrugës së dekarbonizimit të vendit.

“Duke njohur aktivitetin e Qeverisë dhe MMJPH-së në këtë fushë, Drejtori i Përgjithshëm Petriccione vlerësoi Republikën e Maqedonisë së Veriut si shembull pozitiv në rajon në krijimin dhe zbatimin e politikave të rritjes dhe zhvillimit të gjelbër”, kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Shaqiri: Kyçja në platformën e interoperabilitetit është domosdoshmëri për secilin institucion

Z H

KSL: Në vend që të thoni se administratorët janë të korruptuar, rrituani pagat atyre

Z H

“Mini Shengeni” nga nesër edhe më e fortë, forcohet bashkëpunimi mes Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë

Z H

Shërbime të reja në sportelet e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”

Z H

Hoxha në inspektim të njësisë së re rajonale të MBPEU-së në Aerodrom të Shkupit

Z H

Aksion i madh antidrogë, janë arrestuar 12 persona, mes tyre dhe një polic

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...