Nuredini dhe Sahakjan në takim për projektin për përmirësim të rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut

Shkup, 27 gusht – Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini sot realizoi takim pune me Koordinatoren e Përhershme të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Narine Sahakyan, drejtoreshë e Zyrës së UNDP-së në Shkup.

 

Nuredini në një shkrim në Fejsbuk informoi se në takim kanë biseduar për progresin dhe aktivitetet prioritare të projektit për përmirësim të rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut.

“Aktivitetet e projektit synojnë të bëjnë një ndryshim thelbësor në mënyrën e trajtimit të rrezikut nga përmbytjet në rajonin e Pollogut, i cili konsiderohet si më i prekshmi në vend për këtë çështje. Në këtë drejtim, shpreha gatishmërinë për të mobilizuar më shumë fonde nga Qeveria e RMV-së, për zbatimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara në projekt, theksoi ministri.

Siç shtoi, projekti financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga UNDP.

Ministri Nuredini shprehu mirënjohje ndaj UNDP-së për angazhimin dhe kontributin e tyre në zbatimin e këtij projekti, si dhe për mundësinë për të vazhduar bashkëpunimin në fushën e efiçiencës së energjisë.

Related posts

U mbajt debat publik për projekt ligjin për shitjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit

Z H

Gjykatësi Tufegxhiq braktisë pozitën, do të bëhet avokat

Redaksia

ASh-ja deklarohet për Rezolutën e VMRO-DPMNE-së për Bullgarinë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com