Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Nurellari: Albin Kurti e Vjosa Osmani s’kanë të drejtë të kandidojnë në zgjedhje

Një dështim të koalicionit të shpresës e ka cilësuar analisti Adri Nurellari situatën më të fundit politike në Kosovë, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që çon vendin në zgjedhje të parakohshme. I ftuar në “A2 CNN”, ai tha se Kosova është zhytur në destabilitet, pasi qeveritë “Hoti” dhe “Kurti” ishin të paafta për t’u përballur me sfidat e vendit.

“Kjo dëshmon një dështim të atij që u trumbetua si koalicion i shpresës, një mashtrim në opinionin e Kosovës, sikur LVV e LDK do të krijonin stabilitet institucional dhe politik, si dhe do të sillnin kthesë radikale, por e kundërta ndodhi, Kosova është zhytur në destabilitet. Qeveritë ‘Kurti’ dhe ‘Hoti’ nuk kanë qenë funksionale, ishin të paafta për t’u përballur me sfidat e vendit dhe dështuan në mënyrë banale”.

Sipas Nurellarit, zgjedhjet e parakohshme janë një lajm i mirë për PDK-në dhe shpresa është që këto zgjedhje të sjellin zgjidhje konkrete.

“Shpresa është që të tejkalohet iluzioni i kultivuar dhe këto zgjedhje të sjellin zgjidhje konkrete. Ky është një lajm i mirë për PDK-në, u shfry balona që e keqja më e madhe ishte PDK. Brenda pak javësh këto vija të kuqe u zbehën dhe PDK krijon besim te qytetarët. Ka dhënë model pozitiv të opozitës, duke u treguar konstruktive si në qeverinë ‘Hoti’ dhe ka marrë pjesë e vetme në aktivitetet që Kurti organizoi për pandeminë, si dhe ka votuar pakon e rimëkëmbjes dhe buxhetin e Hotit. Hyrja në garë për PDK është pozitive”.

Nurellai thekson se as Albin Kurti dhe as Vjosa Osmani nuk kanë të drejtë të kandidojnë në zgjedhjet e parakohshme. Ai thotë se pa konsensus nuk mund të krijohet qeveria dhe në rastin e zgjedhjes së presidentit ky konsensus duhet të jetë edhe më i madh.

“Osmani është një ndër personat më pak konsensualë pasi tradhtoi partinë e saj. Ajo që bën diferencën është aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Padia e Vetëvendosjes është një kurth që ajo ka ngritur vetë. Albin Kurti nuk ka të drejtë të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme. Jo vetëm Kurti, por as zonja Osmani nuk kanë të drejtë të kandidojnë në këto zgjedhje”.

Postime të ngjashme

Aksion i madh i Policisë në gjithë Prishtinën

T E

Arrestimi i 8 policëve, ambasadori amerikan në Kosovë: Askush mbi ligjin

T E

Serbia sulmonte Prekazin, e thirra Xhemajl Mustafën dhe Enver Malokun

T E

Kosova përkujton Epopenë e UÇK-së pa ish-komandantët që janë në Hagë

S.B.

Kategorizimi i ri i komunave, 14 në zonën e kuqe

S.B.

Partitë pa qëndrim për zgjedhjen e presidentit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...