Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Nusja bën të ftuarit që të luajnë rolin e të vdekurve në dasmën e saj

Dita juaj e dasmës është një nga rastet kur e gjithë vëmendja është nga ju, të gjithë të ftuarit janë me sy nga ju. Por prej disa muajsh janë anuluar shumë dasma për shkak të pandemisë së koronavirusit, pasi duhet që të respektohen të gjitha masat e marra.

Por një nuse ka vendosur që të mos shtyjë ditën e saj të madhe. Madje ajo ka realizuar një fotografi të “tmerrshme” që i ka lënë pa fjalë të gjithë. E veshur me fustanin e bardhë të nusërisë dhe e kapur dorë për dore me dhëndrin, të ftuarit shfaqen të shtrirë përtokë duke luajtur rolin e të vdekurve.

Kjo foto e çiftit kanadez është publikuar në forumin “Reddit’s Wedding Shaming”. Nusja dhe dhëndri shihen të dy që mbajnë maskë mbrojtëse në fytyrë.

“Për të gjitha nuset në kohë Covid, mos e lini në hije argëtimin tuaj! Të martohesh në një pandemi bëhu si…”, shkruante nusja në postimet e saj në “Facebook”, transmeton Shqip.

Kjo foto duket se nuk është pritur aspak mirë nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët shkruajnë se poza “është e neveritshme, pa shije dhe e sëmurë”.

Postime të ngjashme

Shkoi për të pirë, gruaja amerikane u mërzit shumë kur pa përshkrimin që i ishte bërë në faturë

S.B.

Shoferi i kamionit bëri një manovër të gabuar dhe përfundoi në çatinë e një garazhi në Itali

S.B.

Dhjetë fotografi që do të duhet t’i shikoni dy herë, për të kuptuar se çfarë po ndodh në to

S.B.

Videoja virale e qenit që e shpëton qenin tjetër nga mbytja në pishinë

S.B.

Gruaja u shkurorëzua nga burri pasi vuri re një detaj në foton e tij

S.B.

Një mace “kurioze” u ngjit me alpinistët në majën e një mali zviceran

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...