Teknologji

Nvidia shtyn debutimin e kartës grafike RTX 3070

Zhurnal Ads

Me çmim bazë prej 499 dollarë, RTX 3070 është karta grafike Ampere më e lirë dhe më pak e fuqishme krahas mkodeleve RTX 3080 dhe RTX 3090.

Nvidia ka vendosur të shtyjë debutimin e kartës grafike të ardhshme RTX 3070. Karta grafike do të debutojë tashmë më 29 Tetor në vend të 15 Tetorit.

Shtyrja vjen pasi Nvidia kërkoi falje për mungesën e stokut me RTX 3080. Kompania tha se nuk kishte qenë e përgatitur për një kërkesë kaq të lartë për kartën grafike e cila u shit menjëherë.

Me çmim bazë prej 499 dollarë, RTX 3070 është karta grafike Ampere më e lirë dhe më pak e fuqishme krahas modeleve RTX 3080 dhe RTX 3090.

Nvidia thotë se RTX 3070 duhet të matet me performancën e RTX 2080 Ti të vitit të kaluar dhe është 60% më e shpejtë sesa RTX 2070. /PCWorld Albanian

Postime të ngjashme

Vivo me telefon që ndryshon ngjyrën

admin

Honor shtyn lansimin e serisë V40 për vitin tjetër

S.B.

Pse nuk duhet ta vendosim telefonin në një gotë me oriz kur laget

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...