Agjencia Zhurnal.mk

Nxënësit e shkollave fillore në Britani të Madhe po kontrollohen për posedim thikash

Përdorimi i madhe i armëve të ftohta, ka bërë që shumë shkolla fillore në Britani të Madhe, të kërkojnë që nxënësit të kontrollohen mirë para se të hyjnë brenda.

Këto kërkesa, janë bërë pasi shumë fëmijëve prej shtatë deri në 11-vjeçar, iu janë gjetur thika të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Madje, është kërkuar që të instalohen detektorët e metalit në hyrje, në mënyrë që brenda të mos lejohet ndonjë armë e ftohtë.

Deri më tani, janë shtatë shkolla fillore të ulëta në Midlands, që kryejnë kontrolle të shpeshta në kërkim të thikave që i kanë në posedim nxënësit.

Shqetësimi i prindërve lidhur me sigurinë e fëmijëve të tyre është shumë i madh, nga frika se mosmarrëveshjet e ndryshme, mund të përfundojnë me sulme thikash dhe të ketë pasoja të mëdha.

Vetëm pak kohë më parë, një nënë në Luton e kishte njoftuar policisë se të bijës së saj nëntëvjeçare, një bashkëmoshatar ia kishte vënë thikën në fyt.

Të kontaktuar nga psikologët, nxënësit të cilëve iu janë gjetur thika, kanë thënë se nuk ndjehen të sigurt dhe kanë frikë nga grupe të ndryshme, kur të dalin prej dyerve të shkollës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...