Nxënësit kthehen në klasa, pasnesër fillon viti shkollor 2021/2022

Shkup, 30 gusht – Viti shkollor 2021/2022 do të fillojë më 1 shtator me shkolla të hapura për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Mësimi me prani fizike me kapacitet të plotë dhe aplikimi i protokolleve të përshtatshme anti kovid u rekomandua nga Shtabi i Përgjithshëm i Krizave më 16 gusht, ndërsa vendimin të nesërmen e miratoi qeveria në seancë. Për shkak të numrit të lartë të të infektuarve me koronavirus në Tetovë dhe Gostivar, Komisioni për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive, me kërkesë të Komunës së Tetovës, vendosi që vetëm shkollat ​​e mesme në këto qytete të organizojnë mësim onllajn në dy javët e para të shtatorit.

 

Në seancë të martën, Qeveria e miratoi Planin për mbajtjen e mësimdhënies dhe protokollet për veprimin e shkollave fillore dhe të mesme për realizimin e procesit arsimor me prezencë fizike.

Mund të lirohen nxënësit me sëmundje të ralla ose aftësi të kufizuara, fëmijët nga familjet me sëmundje kronike, me kërkesë të prindërve të tyre, si dhe për arsye të tjera jo-mjekësore me lejen e shkollës.

Kthimi i të gjithë nxënësve në shkollë është i pari nga tre skenarët e përgatitur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dy muaj më parë. Sipas MASH, ky është skenari më i dëshirueshëm sepse është në interes të nxënësve dhe rekomandohet nga UNICEF dhe OECD.

Nëse situata epidemiologjike përkeqësohet dhe rreziku i përhapjes së infeksionit rritet, do të zbatohet një model tjetër mësimdhënieje, përkatësisht do të zbatohet një nga dy skenarët rezervë – i dyti është mësim i kombinuar me rotacion alternativ të dy grupeve të nxënësve- onlajn dhe me prani fizike, dhe skenari i tretë është një model i mësimdhënies si viti i kaluar shkollor – disa nxënës të jenë në shkolla, ndërsa të tjerë të ndjekin vazhdimisht mësimin në distancë.

Një risi në vitin akademik 2021/2022 është prezantimi i Konceptit për arsimin fillor i miratuar në mars të këtij viti. Së pari do të zbatohet në klasën e parë dhe të katërt, për të cilat programe e reja mësimore në të gjitha lëndët janë përpunuar tashmë nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit.

Plani i MASH është në faza të futet edhe në klasat e tjera dhe për pesë deri në gjashtë vjet arsimi fillor nëntëvjeçar të reformohet plotësisht.

Sipas Konceptit, këtë vit duhet të fillojë edhe digjitalizimi, pra përdorimi i teksteve digjitale – së pari në klasën e katërt, të cilat mund të shkarkohen nga platformat. Janë blerë dhjetëra mijëra kompjuterë tablet, të destinuar kryesisht për nxënësit e klasave të katërta nga familjet në rrezik social, në mënyrë që ata t’i përdorin libra shkollorë me përmbajtje multimediale. Sipas ligjit të propozuar për nxënësit deri në klasën e katërt do të vazhdojnë të përdoren edhe më tej librat shkollorë të shtypur.

MASH kumtoi se të gjithë librat shkollore dhe materialet mësimore u shpërndahen shkollave dhe nxënësit do t’i marrin ato deri në fund të javës.

Related posts

Digjitalizimi në arsim, Qamili: Procesi të realizohet me etapa

D V

LIVE: Zoran Zaevi dhe Ali Ahmeti arrijnë Tetovë (VIDEO)

D V

SHBA e dëshpëruar që Shkupi dhe Tirana nuk filluan negociatat, i bëjnë thirrje BE-së të mbajë premtimin

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com