Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nxënësit nga dita e enjte në pushim

Shkup, 28 dhjetor, zhurnal.mk – Nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme nga e enjtja, 31 dhjetor, do të shfrytëzojnë pushimet dimërore që do të zgjasin deri më 20 janar, ndërsa me 21 janar do të vazhdojnë mësimet nga plan programet për gjysmë vjetorin e dytë të vitit shkollor 2020/2021.

Sipas ndryshimeve në Kalendarin për organizimin e punës së shkollave (fillore dhe të mesme), gjysmë vjetori i parë i këtij viti shkollor filloi një muaj më vonë, pra më 1 tetor, dhe numri i ditëve të zhvillimit të mësimit është zvogëluar nga 180 në 159.

Pushimet dimërore nisin në të njëjtën periudhë si në vitet e mëparshme, megjithëse kishte kërkesa, nuk filloi më herët, sepse shumica e numrit të përgjithshëm të nxënësve në vend ndjekin mësimet përmes internetit dhe sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nxënësit dhe mësuesit paraqesin vetëm më pak se 1 për qind të të infektuarve me koronavirus, si rrjedhojë shkollat ​​nuk paraqesin burim infeksionit.

Derisa nxënësit do të jenë me pushime, stafi mësimdhënës dhe të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të dërgojnë komente, ide dhe sugjerime në “Draft-Konceptin për Arsimin Fillor”, deri në 20 janar.

Draft-dokumenti me 48 faqe është postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në pesë gjuhë, respektivisht në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, boshnjake dhe serbe.

Për të përmirësuar përmbajtjen e dokumentit, sugjerimet dhe propozimet duhet të dërgohen në adresën e postës elektronike: koncepcija@mon.gov.mk, deri më datën 20 të muajit janar.

Postime të ngjashme

Pa ujë sot një pjesë e Qendrës, ndërsa pasnesër fshatrat Rashçe, Bojanë dhe Kopanicë

R Zh

Parashikimi i motit

R Zh

Qeveria vendos sot për orën policore

R Zh

Propozim-ligji për shtetësinë sot para deputetëve

R Zh

Gashi: Alternativa do të hynte në Qeveri, por pa BDI-në

R Zh

Musliu: Në Maqedoni nga viti 1990 gjithmonë diçka është tensionuese

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...