Nxitja dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, arrihen përmes dialogut e bashkëpunimit

nga Xh M

Chen Xu, Përfaqësues i Përhershëm i Kinës në OKB dhe në organizata të tjera ndërkombëtare në Zvicër, u bëri thirrje mekanizmave shumëpalëshe të të drejtave të njeriut të mbështesin barazinë dhe drejtësinë, të shërbejnë si platforma për dialog dhe bashkëpunim konstruktiv.
Chen i tha këto kur bëri një deklaratë të përbashkët në emër të Grupit të Miqve për Nxitjen dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut përmes Dialogut dhe Bashkëpunimit dhe një grupi vendesh, gjatë Sesionit të 56-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.
Chen, theksoi se Këshilli i të Drejtave të Njeriut dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë duhet të mbështesin barazinë dhe drejtësinë, të ndjekin objektiva dhe parimet e Kartës së OKB-së, t’i përmbahen parimeve të universalitetit, paanshmërisë, objektivitetit, mospolitizimit dhe pa selektivitetit në punën dhe funksionimin e tyre.
Ai gjithashtu theksoi se këta mekanizma duhet të qëndrojnë të fortë kundër standardeve të dyfishta, bullizmit dhe unilateralizmit. Duhet të sigurohemi që ato të shërbejnë si platforma për dialog dhe bashkëpunim konstruktiv, midis të gjitha vendeve, mbi bazën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë.

“Ne duhet të respektojmë kërkimin e secilit vend për rrugën e tij drejt zhvillimit të të drejtave të njeriut, që i përshtatet realitetit të tij kombëtar. Duhet të promovojmë respektimin e të drejtave të njeriut nga të gjithë popujt, me paqe dhe zhvillim, duke nxitur zhvillimin e shëndetshëm të kauzës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. ” tha përfaqësuesi kinez.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More