Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Nxjerrja e të dhënave të votuesve nga e-Albania, SPAK nis verifikimet

SPAK ka nisur verifikimet për nxjerren e të dhënave personale të votuesve nga e-Albania. Burime për Gazetën Mapo, bëjnë me dije se është duke u verifikuar nëse ky database është vënë në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Burime për Mapo nga SPAK, bëjnë me dije se do të merret një kopje e të dhënave të e-Albania në kryeministri për të verifikuar nëse janë të njëjta me ato të publikuara.

Duket se nën ethet e mandatit të tretë, qeveria ka vendosur në duart e militantëve të saj të dhënat personale të qytetarëve të mbledhura nga portali qeveritar e-Albania, si numrin e kartës së ID, telefonit dhe në rast se e kanë ndërruar, adresën e banimit, statusin social, qendrën e punës shtet apo privat etj.

Aktivistët e partive të tjera që operojnë në terren shprehen se ky është një informacion i pamundur për t’u mbledhur, pasi njerëzit e shumta deklarojnë votën, por nuk dorëzojnë ID. Prokurorë, Gjyqtarë dhe njerëz të artit dhe medias, janë futur nën patronazhin e zyrave elektorale të zonës ku banojnë.

Lidhur me këtë PD në një reagim kërkoi dje nisjen e hetimeve nga SPAK duke e cilësuar si shkelje të rëndë të privatësisë. Nga ana tjetër, PS i ka mohuar akuzat.

Postime të ngjashme

Mbrojtja e Territorit/ Rama porosi strukturave: Zonat turistike janë si drita e syve për Shqipërinë! E papranueshme që rrugët të jenë zona me rrezik të lartë

S.B.

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, miratohen dy ekspertët ligjorë që do të bëjnë ekspertizën

S.B.

“Mos u fokusoni në maja malesh”/ Rama: Atij që rregullon avllinë në fshat duhet t’i themi faleminderit, jo ta gjobisim!

S.B.

​Shqipëria merr Presidencën e Nismës Adriatiko-Joniane

S.B.

Basha me demokratët në Fier: Këtë betejë e nisëm për shqiptarët, dhe do ta vazhdojmë për ta, për Shqipërinë, për demokracinë

S.B.

Kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Berat/ PD paraqet provat në KAS: Kishim përballë pushtetarë që vepronin si grupe të strukturuara kriminale. Vota u ble me 50 mijë lekë!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...